Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (13)

  • E.K /
  • 01 November 2021 - 15:44
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (13)

Një zë i turbullt ma ktheu përgjigjen. "Ta hajë dreqi, Ashlyn. Po çfarë ka lidhje ashtu kështu? Kjo i takon të së kaluarës". "Po, e tani duket sikurse në të tanishmen time". E ktheva kokën dhe u mbështeta në ulëse, dhe po shikoja përpara. "Vetëm disa muaj…", pëshpëriti ai. "Unë kam jetuar me ta vetëm për disa muaj". Pas vetëm disa minutave qetësi, ai po tentonte që përsëri të bisedonte me mua. "Pra, në çfarë lloj gjërash je futur tani"? E lodhur nga vozitja e gjatë me tren-dhe larg nga shteti im-Unë kam pëshpëritur, derisa po ngacmoja një sasi të ngjyrës së thoit që më kishte mbetur që nga funerali i Gabby-t. "Henry nuk kemi pse e bëjmë këtë. Nuk kemi pse të përmirësojmë marrëdhëniet për hir të kohërave të vjetra.

Pas të gjithave, gjithçka ka humbur. E di"? Ai nuk foli edhe aq shumë pas asaj. Unë e kisha futur kokën në pallton time, e më pas edhe po qeshja me veten time. Gabby sikur të ishte gjallë do të ma thoshte të mos e bëja këtë, sepse do ta dëmtoja pallton. Brenda një sekonde, një valë e pikëllimit më mbuloi sa hap e mbyll sytë. Kam mbyllur sytë dhe kam marrë frymë thellë, duke e përpirë ajrin e nxehtë që ishte. Kishin kaluar tri javë që prej kur e kam humbur, dhe nuk ekzistonte asnjë ditë e vetme që nuk kisha qarë. Kam qarë aq shumë, saqë mahnitesha se si nuk po më zhdukeshin lotët. Njerëzit gjithmonë më kanë thënë se do të bëhet mirë, kur pas një kohe e humb dikë. Por, nuk po mund ta bindja veten se si ishte e mundur kjo. Secila ditë që po kalonte, vetëm se ishte më e vështirë gjendja. Bota po bëhej më e zymtë, më e errët.

Dhimbja vetëm sa shtohej. Koka ime ka goditur drejt dritares së pasagjerit, dhe më pas i kam hapur sytë. E kam fshirë një lot të vetëm që më kishte mbetur në faqen time të djathtë. Unë nuk dëshiroja të qaja para Henry-t-apo dikujt tjetër. Unë më shumë preferoj të qaj në hije, kur është errët dhe jam vetëm. Do të dëshiroja që Gabby të ishte ende gjallë. Dhe unë do të dëshiroja të mos ndihem kaq e vdekur. Kamionçina e Henry-t ishte duke u vozitur në një rrugë me rërë në drejtim të shtëpisë së tij - vendim tim të përkohshëm të banimit. Unë i vërejta edhe dy vetura të tjera, që kurrë nuk e kisha parë një veturë të tillë, si "Nissan Altima" dhe një veturë të vjetër me ngjyrë të kaltër "Ford Focus". Shtëpia ishte e madhe në krahasim me shtëpinë e vogël me dy dhoma gjumi që kisha jetuar diku. Në vendin përballë e kam vërejtur një flamur të Amerikës që po valëvitej. Ishte edhe një gardh me ngjyrë të bardhë. Ishin edhe tri dritare në katin e dytë, e në njërën prej tyre e kam parë një djalosh me një telefon në dorë. Kur sytë tanë u takuan, ai humbi në hije. Henry me të vërtetë po jetonte me njerëz tjerë. Derisa ai po dilte nga kamioni, unë dola nga ai duke përdorur derën e shoferit. Para se të mbështillesha me pallto, një grua, Rebecca, po qëndronte përballë meje. Po më përqafonte. Për çfarë dreqin kjo e huaj po më përqafonte? "Oh, Ashlyn! Jemi kaq të lumtur që je këtu".

Ajo tashmë më ishte ngjitur në përqafim. "Zoti është i mirë, pasi që të ka sjellë te ne. Ky është një sjellje nga parajsa, e di unë këtë". Unë e bëra një hap prapa. "Parajsa kishte vrarë motrën time, kështu që të mund të qëndroja me familjen e të atit tim". Një heshtje e dhimbje u shfaq. "Këtu shpirt. Më lër t'i marr çantat tuaja". Rebecca shkoi prapa kamionit ndërsa që Henry po i shkonte nga prapa. Ata filluan të flasin butësisht me zë të ulët prapa kamionit, disa metra larg meje. "Ku është valixhja e saj, Henry", e pyeti ajo. (vijon)

(Kosova Sot Online)