Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (15)

  • E.K /
  • 03 November 2021 - 15:56
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (15)

Derisa po shikoja nëpër valixhe, kam nxjerrë veshjet e preferuara të Gabby-t si dhe rrobat e saj të preferuara, që ishin të lezetshme dhe të rehatshme. Koleksioni i saj me CD ishte e radhës, ndërsa që fillova t'i shikoja këngët e saj të preferuara, me të cilat nganjëherë gjëmonte dhoma e ndejës, derisa ne pohonim ushqime të grimcuara, dhe dëgjonim muzikë. "Ju të dyja ishit të afërta", më pyeti Hailey. Më pas ajo rrotulloi sytë pas pyetjes. "Kjo është një pyetje e marrë. Më fal. Po mendoj-më vjen keq për humbjen tuaj". Po i shikoja fotot e Hailey-t të vendosura nëpër mur dhe pashë më shumë foto familjare dhe fotografi të miqve të saj - epo të njërit, ku ishte një mashkull që ia kishte vendosur duart asaj përreth belit. "Ky është Theo, i dashuri im.

Ashtu, si i dashuri im. Po kujtojmë pushimet verore dhe po mundohemi ta kuptojmë se çfarë dëshirojmë prej lidhjes tonë. E kur të fillojë shkolla, do ta shohim nëse shpirtrat tonë kanë të njëjtën kimi si dikur". "Theo studion budizmin, dhe kam mësuar diçka prej tij. Disa nga ndërveprimet tona të brendshme i hasim, derisa bëjmë joga, duke liruar gjithë energjinë negative nga trupa tonë". Nëna ime është shumë e dhënë pas jogës, sidomos fundjavave. Jo se është ngujuar në joga, por më shumë aplikon tani se sa dikur. Nuk e dija se çfarë t'i thosha Hailey-t, sepse disi mu duk e çuditshme. Jo e çuditshme sikurse që isha unë, por e çuditshme si ajo. Isha e bindur se secili njeri në botë posedon një lloj unike të veten, i të qenët i çuditshëm. Ideja që ta zbulojë edhe një çift të çuditshëm si unë ishte e hatashme. Ende isha në kërkim të diçkaje të tillë.

"Ai dëshiron që unë të bëj seks me të", më tha Hailey. Oh Zoti im. Ajo vazhdoi. "Unë po pres. Pse jemi në këtë pushim". Nuk e dija se çfarë t'i thosha, sepse komenti i saj ishte kaq personal, madje as nuk e dija si e kishte mbiemrin. A thua a flasin të gjitha vajzat këtu për seksin dhe gjëra të tilla që në takimin e parë? Rashë në shtratin tim. Po e shikoja tavanin, i cili ishte i zbukuruar me re dhe me zogj. Edhe Hailey ra në shtratin e saj dhe ia kishte ngulur sytë tavanit gjithashtu. "Theo me ka ndihmuar shumë me tavanin. Më ka thënë se ekuilibron energjinë time në hapësirën personale". "Hailey, pa ofendime…por je e dhënë pas dikujt që është kaq i hijshëm". "E di, por më duket se këtu e kam krenarinë time". Mendova se kishte të drejtë.

Të jesh e bukur dhe kaq palaço ishte një klishe? E kjo ishte diçka që ia vlente ta mbaja mend. Djaloshi që më kishte ngulur sytë nga dritarja erdhi në dhomën tonë dhe iu drejtua asaj. "A ma huazon pak veturën"? "Ku po shkon", e pyeti Hailey…ishte vëllai i saj vogël? Ai dukej më i ri. Jo edhe aq. "Po dal". Ajo mori krehësin, rregullonte flokët e saj të gjata. "Ryan, a e ke takuar ende Ashlyn"? Ryan më shikoi mua, me një shprehje të lodhur. Më pas ma ktheu shpinën dhe i tha motrës së tij, "çelësat Hails". "A të tha babai s mund të shkosh"? Ryan më pas nxori një pako me cigare nga xhepi i tij. (vijon)

(Kosova Sot Online)