Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (18)

  • E.K /
  • 06 November 2021 - 16:57
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (18)

"Po, është vetëm se… pasi që Nëna jote dhe gjërat me Jace…". Fjalët e tij u zbehën. "Unë vetëm dëshiroj që ti ta dish, ne jemi këtu për ty. Nëse ke nevojë për neve. E di se për një kohë mendja ime ishte në vende të errëta me vdekjen e Sarah-s. Para se nëna ime të kishte vdekur, ajo më kishte kërkuar që unë të kujdesem për të dhe nuk kam mundur ta bëj këtë. Kjo po më hante. Edhe sot e kësaj dite ma bën këtë". Ai kishte bërë një pauzë dhe sillej vërdallë. "Kështu pra, po, nëse dëshiron të bisedosh, Unë jam këtu". Kishte dy lloje të mbajturit zi. Është ai lloji kur personi ia hap zemrën vetes për pjesën tjetër të botës, duke asgjë mos marrë si të ndaluar dhe duke e jetuar jetën e tij sikur të jetë disa e fundit. Por, është edhe një lloj tjetër I të mbajturit zi, kur personi e mbyll zemrën e tij në mënyrë hermetike ndaj botës, në pamundësi për t'u lidhur me të tjerët përreth.

Unë përfundimisht nuk isha opsioni i parë. U përtypa mezi. "Ti nuk duhet të praktikosh vargjet e "Ever Gone". Dukej se kishte kaluar pak kohë prej se e kemi luajtur së bashku. "E shikova orën, do të kthehem pas pak". U nisa në drejtim të barkës me një vrap të lehtë, por se nuk m'u desh shumë për mua që ta marr shpejtësinë. Pas vrapimeve të mia, gjithmonë përfundoja në të njëjtin vend - në port, duka ia ngulur sytë vendit ku momenti më i tmerrshëm i jetës sime kishte ndodhur. I kam shtrënguar duart kaq shumë herë. Isha befasuar kaq shumë se si nuk më ishte shqyer lëkura. Sa herë jam shtrirë në bar. Do të dëshiroja të kisha harruar. Do të dëshiroja të kisha harruar. Do të dëshiroja sikur këtë dreq do ta kisha harruar! Por në vend të kësaj, unë i kam mbyllur sytë e mi, merrja frymë thellë dhe kujtoja gjërat. Ne kemi arritur në spital, por se nëna kishte shkuar më parë, madje para autoambulancës. Jace ishte i fashuar, në syrin e tij kishte disa penj, por se ishte gjallë.

Gjepura, nëse do më kishit pyetur mua. Ai ishte shkaktar se nëna ishte vrarë, ndërsa që ai krejt çfarë kishte marrë ishin disa penj. Ai u ul në dhomën e pritjes derisa babai po fliste me disa policë. Ai nuk kishte ndaluar së qari gjithë kohës. Kurrë në jetën time nuk e kam parë babanë duke qarë, as atëherë kur e kishte zbuluar gjendjen e tij shëndetësore. Jam ofruar te Jace ndërsa që ai u ngrit në këmbë. Nuk e thamë asnjë fjalë. Fundi i fytit tim më ishte tharë, po më kruhej. Ai më tërhoqi në një përqafim. "Unë do ta zbuloj se kush e ka bërë këtë Danny. Betohem në Zot, nuk do të ikin me këtë".

E kam shtrënguar me duart e mia kaq shumë. "E di Jace". "Kjo është për fajin tim. Por, të premtoj, do t'i rregulloj gjërat". Duart e mia i vendosa në kokën e vëllait të vogël dhe ballin tim e vendosa në ballin e tij. "Më vjen keq Jace…". I thashë derisa ai u largua prej meje, dukej i hutuar. "Çfarë", ai u kthye kur i pa policët që po marshonin në drejtim të tij. Njëri nga policët ia kapi duart dhe i vuri prangat. Kam dëgjuar kur polici ia lexoi të drejtat. Kishin fakte se ai ishte shpërndarës droge. Jace më shikoi me huti, por më pas e kuptoi se çfarë kishte ndodhur dhe bërtiti. "Nëna jonë porsa vdiq Danny! Nëna ka vdekur", bërtiti ai, derisa fytyra po i skuqej. "Unë jam vëllai juaj". Zëri i tij ishte i fortë, por edhe britmat. "Je një spiun! Nëna ka vdekur e ju po më mbyllni". Zëri i tij po jehonte nëpër korridor. Zëri i tij jehoi në shpirtin tim. Kujtimet janë të frikshme, si kanë mundur të thyejnë thjeshtë me mendimet tua. (vijon)

(Kosova Sot Online)