Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (20)

  • E.K /
  • 08 November 2021 - 15:45
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (20)

E kam ditur se ishte budallallëk, por se një pjesë e imja ishte pikëluar për këtë. Përse është kështu, që ata që të injorojnë t'i dashuroni më së shumti? Henry e kishte thënë një lutje, derisa gjithë të tjerët i kishin mbyllur sytë dhe duart e tyre i kishin bashkuar. Epo, pothuajse që të gjithë. Unë vetëm isha ulur dhe ua kisha ngulur sytë që të gjithëve gjatë asaj kohe. As Ryan-i nuk i kishte mbyllur fare sytë. "Amin", kishte thënë grupi së bashku dhe kishin hapur sytë e tyre. Ishte shtruar dhe një darkë para tyre. Hailey nuk kishte pasur biftek në pjatën e saj. ajo kurrë nuk e hante mishin gjatë darkës.

Dirën tjetër, ajo më kishte thënë se vrasja,e më pas edhe ngrënia e kafshëve që askujt nuk i bëjnë dëm është e tmerrshme. Ajo kishte thënë se ishte kundër vrasjes së natyrës, që njerëzit të hanë mishin e kafshëve. Kështu, për këtë fakt, ajo më nuk e konsumonte. Unë nuk desha t'ia them se luani kurrë nuk heziton ta shqyejë një gazele kur ai të jetë i uritur. "Oh, Ryan he Hailey…mos harroni. Ju të dy do të mësoni nesër në mëngjes për Biblën". Ndoshta ajo nuk e kishte vërejtur, por e shikova derisa dy fëmijët e saj i kishin rrotulluar sytë. Nesër ishte e diel, që do të thotë se sot ishte e shtunë. Unë pothuajse kisha harruar rreth ftesës së kafenesë së Joeit, për ta dëgjuar performimin e "Mr. Beautiful Eyes". Dhe më "shumë", po mendoja për të që nga momenti kur e kisha parë.

Isha shumë e lumtur për t'ia mësuar emrin, duke e parë atë, derisa e quaja vetëm "Sybukuri". "E kam ndërmend që të shkoj lart dhe të përgatitem për të shkuar". Henry ngriti vetullën. "Ku do të shkosh"? "Ta kam bërë një çelës. Është i varur përballë korridorit", Henry më tha derisa po qëndroja te tavolina. Isha veshur dhe e gatshme për të shkuar, e kam hapur kutinë prej drurit dhe nxora letrën me dëshirat e mia, duke ua ngulur sytë zgjedhjeve të mundshme që mund t'i bëja. E dija se kisha nevojë për një shënim nga Gabby. Vetëm se më duhej mënyra e duhur, që të shkoj pa i thyer rregullat e saj apo pa e dëmtuar letrën e hapur. Ora tashmë ishte nëntë e gjysmë e darkës. Hailey hyri në dhomë dhe më buzëqeshi rrugës.

"Porsa ke arritur para disa ditësh dhe tashmë po tenton të shkosh" më qeshi ajo. "Jo…nuk është ashtu. Është vetëm se…". "Shumë gjëra më ndryshe" më pyeti ajo, duke e përfunduar mendimin tim para se ta hapja gojën për t'i thënë. "Merre veturën time. Është një "Ford Focus". Nuk e kam ndërmend të të pyes se ku po shkon, sepse jam një gënjeshtare e hatashme. Dhe nëse më duhet të spiunoj, do të ndihesha keq". "Të faleminderit". I kam marrë disa disqe nga koleksioni im për t'i dëgjuar në veturë dhe po e përgatitja daljen time pa Rebecca-n apo Henry-n. Në veturën e Hailey-t kam dëgjuar muzikë. Unë ia hodha një shikim ulëses së pasagjerit dhe për një moment, isha betuar se e kam parë Gabby-n, derisa po këndonte me mua. Në disa javët e kaluara, nuk ishte e pazakontë që të ulesha dhe t'i flas asaj, sikur të ishte aty me mua. E provoja ta imagjinoja se çfarë do të më kishte thënë dhe si do të më kishte udhëzuar po të ishte vërtetë aty. (vijon)

(Kosova Sot Online)