Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (22)

  • E.K /
  • 10 November 2021 - 15:51
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (22)

Bukuri. Të lë pa frymë. Brilante. Sytë e kaltër. Ai ishte Zr Sy Bukuri, dhe një buzëqeshje e lehtë rrëshqiti nga buzët e mia. "Nuk do të preku" më premtoi ai. "Nuk e kam ndërmend të lëndoj". Kishte diçka të sinqertë tek ai rreth asaj se si i thoshte fjalët sa që pothuajse i kam besuar. Ai ishte siguruar që ta mbante një distancë të mirë larg meje, por se po ashtu e ndieja se ishte kaq afër. Më pëlqente si e ndieja kaq pranë. "Shhh…" pëshpëritja e tij ma solli komforin për të cilin kisha nevojë. Mund ta ndieja madje parfumin e tij dhe kremin e fytyrës të pas rrojës që nga distance, që kishte ngucur shqisat e mija, duke më bërë më kureshtare që ta ndjeja edhe më thellë. Me duart e mia e kam fshirë gojën. Kur kam marrë guximin, jam kthyer në pozitën që po qëndroja. Sytë e mi po shikonin tokën derisa e vërejta se si ai u ngrit.

U ndjeva kaq budallaqe. "A je në rregull", më pyeti, por mënyra se si këto fjalë dolën nga goja e tij ishin disi si një kompliment. Unë u struka, pasi që lotët edhe më tutje po më binin nëpër faqe. "Po, mirë jam". Ai më pas i futi duart në xhepa dhe kontrollonte diçka. "Më vjen keq, nuk kam ndonjë faculetë". Lotët po binin edhe më shumë, me siguri nga turpi që ndjeja. Pastaj duart e tij përsëri i futi në xhep, e më pas nxori portofolin e tij. Ai nga aty nxori një thikë xhepi, ndërsa që unë bëra një hap prapa. Ai e vërejt reaksionin tim, ndërsa që një ndjenjë e madhe e fajit u pa në ata sytë e tij të kaltër. "Nuk e kam ndërmend të të lëndoj, të kujtohet"? Kishte një vullnet në zërin e tij, i butë ishte, saqë më bëri më kureshtare të shikoja sa më thellë në sytë e tij të kaltër, thuajse po e shikoja përjetësinë aty. Ky i huaj më bëri të ndihesha ndryshe, gjë për të cilën se kurrë nuk do ta ndjeja. Kush je ti? Ai me thikën e tij e shqeu copën e këmishës së tij të bardhë.

Më pas thikën e ktheu në xhep, që e futi në xhepin e pasmë të xhinseve. Ai e mbante copën në duar, derisa erdhi në drejtimin tim. Ia ngula sytë, isha e habitur, duke u habitur se çfarë po bënte. "Fshiji lotët", më udhëzoi. Ia ngula sytë për më të gjatin moment. Copën e këmishës e vendosni në gishtin e madhe dhe ma ofroi dhe m'u ofrua paksa. "Unë nuk do të preku". Derisa e mora atë, kam fshirë lotët dhe po e dëgjua atë me lehtësim. Ai nuk ka lëvizur derisa frymëmarrja ime të jetë qetësuar. "A je mire tani…" më tha derisa duart i futi në xhep. Pothuajse po e vëreja trupin muskuloz nën këmishën e tij. Pothuajse ia kisha përqafuar shpirtin. "Po, mirë jam…" ia thashë derisa po më dridheshin gjunjët. Sa shumë po më mungonte Gabby.

Edhe kur qaja dhe jeta kishte dhimbje pa të. Po tentoja të mos qaj më, ndërsa që ai kur i mbyllte sytë, po ndieja një valë emocionesh që vinin tek unë. "Por në rregull është edhe nëse nuk je mirë" pëshpëriti ai. Ai qëndronte aty, dhe për ndonjë arsye, e kam ndjerë një përqafim të cilin as që ma kishte dhuruar. E mblodha veten time. Unë isha mirë. Së paku deri më tani. Unë rrudha krahët dhe I fryva hundës, duke lëshuar një zë të çuditshëm. Ai qeshi butë, e unë u turpërova. (vijon)

(Kosova Sot Online)