Ngjarje e vërtetë: Mundoheshin të na ndanin me anë të porosive anonime (1)

  • E.K /
  • 12 November 2021 - 16:38
Ngjarje e vërtetë: Mundoheshin të na ndanin me anë të porosive anonime (1)

Në bazë të tollovisë në qytet, ajo mbrëmje e ngrohtë po më dhembnin këmbët, derisa së bashku me shoqen Mirlindën dhe vajzën Laurën pas asaj ngjarjes festive mezi depërtuam në qytet. Unë po ankohesha shkaku i takave tepër të larta, kisha dhimbje në këmbë, pasi që për një kohë të gjatë po qëndroja në këmbë. - A mundesh që së paku të ecësh në mënyrë normale? Të kam paralajmëruar se si ato këpucë nuk ishin edhe ndonjë zgjedhje e duhur, por ti ishe ajo që nuk ke dëshiruar të më dëgjosh - Mirlinda menjëherë e ka vërejtur brengën time. - Nënë, kam shumë etje.

Pos kësaj, më ke premtuar se do të vozitem në lodra - kërkesës së saj shumë shpejt i është bashkuar edhe vajza ime pesëvjeçe Laura. - Mirë, mirë. Kështu do t'ia bëjmë pra, më ndihmoni që disi të afrohem deri te kafiteria më e afërt, e unë për shkëmbim do t'ju qeras me nga një lëng. Më vonë, kur të kemi pushuar paksa, do të shkojmë në lunapark - më në fund mu kujtua kjo si ide shpëtimtare. Për fat të keq, dëshirat tona ishin diçka tjetër e realitet ishte krejt tjetër. Gjysmë ore më pas në tentim të kërkimit të ndonjë tavoline të lirë, ne ishim në tarracë duke kërkuar vend të lirë e këmbët mezi po më mbanin. Në disa momente më kishte shkuar edhe mendja që në qytet të zbathem dhe të eci këmbëzbathur, por Mirlinda nuk dëshironte ashtu. 

As që të mos shkoj mendja që të na turpërosh. Ti dhe stili yt, më mirë do të ishte sikur të kishe mbathur atlete të rrafshëta e jo këto këpucë me taka kaq të larta. Një ditë do ta thyesh edhe qafën me këto taka - po bërtite ajo me stilin e saj, e unë e dija se nuk po mendonte asgjë të keqe me këtë. - Aha, me sa duket atje qenka një tavolinë e lirë. Të shkojmë shpejt - e kapa për dorë dhe e tërhoqa me vete. - Çfarë lehtësimi - po ulesha në karrige dhe pikërisht derisa unë po ulesha në telefonin tim mobil erdhi një porosi. Bisha tepër e bindur se në pyetje ishte bashkëshorti im Salihu, i cili atë mbrëmje kishte punuar edhe një ndërrim shtesë në punë dhe për këtë arsye ai nuk kishte mundur që të vinte me neve. Sa xheloz do të bëhet ai për faktin se nuk po mundej t'i bashkohej festës, kështu po mendoja derisa po nxirrja telefonin nga çanta. "E di ku e ke bashkëshortin.

E di edhe me kënd është. Ti vetëm vazhdo t'i mbyllësh sytë para realitetit. Përshëndetje një mik" - kështu e hutuar po e lexoja porosinë që më kishte arritur nga një numër i panjohur. Zoti im, çfarë është kjo? Por, Salihu është në punë. Apo, ndoshta dëshiron që unë të besoj kështu - më as vetë nuk isha e sigurt duke e lexuar porosinë edhe njëherë nga fillimi. Më pas unë provova ta thërras këtë numër, por ashtu siç edhe mund të prisja, numri ishte i shkyçur. - A është gjithçka në rregull - më pyeti Mirlinda derisa unë edhe më tutje e habitur ia kisha ngulur sytë ekranit të telefonit. - Natyrisht se jam mirë, vetëm se.. - po dëshiroja t\i tregoja se për çfarë bëhej fjalë, por sa hap e mbyll sytë ndryshova mendje. Kjo me siguri se ishte ndonjë marrëzi e dikujt. Më së miri do të ishte që askujt të mos i flas për këtë, po mendoja me veten time derisa e mbylla telefonin. - E di, nëse e ke pirë lëngun do të mund të niseshim. Me sa duket Laura nuk po ka fare durim - më tha, e më pas unë me nguti u nisa t'i paguaj lëngjet.

 Shpresoj ju vajza, që të tria prej jush, se jeni argëtuar mirë - më tha mëngjesin e ardhshëm Salihu, derisa erdhi në kuzhinë e unë isha duke zier kafenë. Sikurse edhe çdo mëngjes, ai deshi të më puthte, por disi në mënyrë instiktive e largova kokën. - Nuk ishte edhe aq keq - ashtu si pa disponim iu përgjigja. E pranova unë këtë apo jo, porosia që më kishte ardhur mbrëmë, kishte ndikuar që unë gjatë gjithë natës të sillesha nëpër shtrat. Ndoshta gjatë gjithë jetës sime kam pasur besim të tepërt në Salihun tim. Tashmë kishin lindur dyshimet dhe nuk po më linin rehat. (vijon)

(Kosova Sot Online)