Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (30)

  • E.K /
  • 19 November 2021 - 15:51
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (30)

"Hej, ashlyn", bërtiti ai, duke bërë një kthesë drejt drejtimit ku po shkonte, duke u kthyer këndej. Kam pritur për komentin e tij, duke ia dërguar një buzëqeshje. "a do të dëshiroje që ta kaloje një natë të çuditshme me mua ndonjëherë?Si për shembull të martën mbrëma"? Po! po! për të gjitha gjërat, po! a e di çfarë? mendoj se do të shkruaj". "A e di librarinë në "harts road""? Jo, nuk e di. nuk e dija. por se do të hulumtoja në internet kur të arrija në shtëpi, dh e do ta gjeja. "Do ta gjej disi". "Mirë pra, gjeje, eja rreth orës gjashtë pasdite, në rregull"? "A është një takim ky".

Po i thosha fjalët me vete dhe kam pushuar, duke i mëshuar kokës time nga anash. faqet e mia u zënë dhe u skuqën ndërsa që i kam kryqëzuar duart përreth belit. "Po mendoj që, është një… është… do të jam atje. Shihemi pra atëherë". Ai qeshi u kthye dhe shkoi. "Në rregull, kjo tingëllon mirë. është një takim, takim". Hyra në dhomën time të gjumit për të gjetur hailey në dysheme, derisa po bënte joga. Kishte muzikë që po tingëllonte sikur po binte shi diku në pyll dhe ishte me zë të lartë. Ajo po merrte frymë thellë ndërsa që po e nxirrte nga goja pjesërisht e mbyllur. Vetëm kur e shikoja ashtu, më solli një buzëqeshje në buzë. "Uh, hailey", pëshpërita unë derisa po e mbyllja derën. "Shh", më tha ajo, derisa nuk po ndryshonte qëndrim.

E kam pranuar një ftesë të çuditshme dhe e kam pranuar. derisa po hiqja takat dhe duke zhveshur pallton time dhe çantën e dorës në shtrat, edhe unë shtrihem për një pozicion joga. "Mbylli sytë", po më mësonte Hailey, përderisa sytë e saj thuajse ishin mbyllur. Hapa njërin sy dhe e shikoja, ndërsa që e hapi cepin e gojës dhe më tha:. "mos ma lësho atë shikim të çmendur. Vetëm mbylli ata sy të frikshëm dreqi" I mbylla dhe mora frymë thellë. Kishte një temperaturë të freskët në dhomë, ndërsa që duart po e ndjenin të ftohtin dhe m'u rrëqethën duart. Po e shikoja atë, derisa edhe më tutje po merrte frymë thellë.

"A po e ndien dallimin vetëm brenda disa sekondave duke qëndruar shtrirë dhe duke i lidhur me botën? E gjithë energjia negative depërton nga gishtat e dorës dhe të këmbëve jashtë"? Hailey më pyeti para se të kthente në pozicionin e saj duke bërë "hmmmmm". "Ummm, jo", e thashë me huti. U ndjeva derisa po gënjeja për jogën në një dhomë të errët, derisa po dëgjoja atmosferën e xhunglës përmes cd-së. Hailey ndaloi dhe më tha se nuk e kupton këtë. "Po ta them, po e bëj këtë meditim për një kohë të gjatë dhe vetëm se nuk po u kuptoj". unë qesha, kryqëzova këmbët dhe iu ktheva: "atëherë pse mërzitesh kaq shumë"? "theo…". ma kujtoi të dashurin e saj para se të shtrihej në shpinë ndërsa që duart i kishte vendosur nën kokë. "si kalove ti"? Buzët e mia u hapën. ajo e vërejti. "Ke takuar një djalë", më pyeti. Ia ktheva e shokuar. "si..."? "Ashlyn ke dalë nga shtëpia e nervozuar ndërsa që je kthyer e buzëqeshur dhe e skuqur. Përfundimisht ke takuar dikë". Kemi biseduar edhe për pak kohë, derisa cimerja ime po bëhej më e përgjumur. Derisa kishte qëndruar e shtrirë, e dëgjova se ajo po gërhiste. Mora një batanije dhe e mbulova. (vijon)

(Kosova Sot Online)