Ngjarje e vërtetë: Si më dhunoi i biri i dashnorit (5)

  • E.K /
  • 27 November 2021 - 16:22
Ngjarje e vërtetë: Si më dhunoi i biri i dashnorit (5)

Sikurse po çmendesha kur po e përcillja deri te ndërtesa e tij, duke u lutur që askush të mos na shihte. Isha e vendosur se kjo do të ishte hera e fundit. E kisha të qartë këtë, e kisha vendosur, madje do t'ia them vetë bashkëshortit tim, le të ndodhë çfarë të ndodhë. Në dhomën e tij dritaret ishin të mbyllura dhe dukej të ishte gjysmë errësirë. - Kjo është hera e fundit. Me asnjë çmim të kësaj bote më nuk do të më shtysh që të fle me ty. - PO, po - buzëqeshi ai me cinizëm. - Shumë seriozisht po ta them. Ti gjeje një vajzë të moshës tënde. - Edhe do ta bëj, por më vonë. Tani të dëshiroj ty - më tha dhe filloi të më puthte nëpër qafë. - Mos ma bëj këtë - u zemërua, e më pas filloi të qeshte. - Vallëzo për mua.

 Përse po i vështirëson gjërat, e po i bën edhe më të ndyra se sa që janë - e pyeta me nervozizëm. Unë më pas fillova të vallëzoj. - Më ngadalë. Lëviz më fort por më ngadalë. - Jam mjaftueshëm e mjerë që duhet të zhvishem për ty. Nëse nuk po të pëlqen ritmi me të cilin po e bëj, fajtori je ti. - Jo, jo, mos u nevrikos përnjëherë. Ai thuajse ishte zhveshur dhe po qëndronte lakuriq në shtrat kur pas vetes e kam dëgjuar një zë. Një moment më pas u hapën dyert dhe aty u shfaq Veliu. - Çfarë po ndodh këtu? Si ke mundur të më tradhtosh me djalin tim - u trondit kur më shikoi. - Babi - po qeshte djali i tij. - Veli prit - bërtita.

 Kjo nuk është ajo që po mendon! - Të takoj në shtrat me djalin tim, e ti ende ke guxim të ma thuash se nuk është ajo që po mendoj - më tha dhe e ktheu shpinën për t'u larguar. E mora xhaketën dhe u mbështjella me të. Më duhej ta ndaloja Veliun para se të dilte nga dhoma dhe me siguri se edhe nga jeta ime. - Dali yt e dinte për neve! Më kishte treguar fotografitë dhe më kishte kërcënuar se do t'i tregonte burrit tim për neve të dyve. - Kjo është qesharake. Ai kurrë nuk do ta bënte këtë.

Ti duhet të jesh ajo që e ke dërguar në shtrat. - Ai të gjithëve na bën budalla. - Djali im nuk do të kishte kaq shumë guxim ta bëjë atë që e ke thënë tani. Nuk të kam mjaftuar, këtu është puna, apo jo? - Veli, të dua dhe kurrë nuk do të tradhtoja. Ti je krejt çfarë në jetën time më nevojitet. Nuk kam dashur që burri im ta kuptojë për neve. Nuk e dija çfarë të bëj, e ti nuk ishe këtu. - Po gënjen babi - tash po buzëqeshte ai. - Më ka dehur me verë, e më pas më ka shfrytëzuar. - Ti je gënjeshtar! Si mund të më shikosh në sy dhe të thuash se të kam bërë këtë - me mllef kërceva mbi të. - Sepse kjo është e vërtetë! - Hiqu prej nesh - bërtitja unë duke e mbajtur nga anash Veliun.

 Ndoshta pikërisht ti je ajo që duhet të shkosh - tha Veliu. - Jo derisa ta dëgjosh të vërtetën. - E kam parë të vërtetën. - Jo, nuk e ke parë! Djali yt më ka shtyrë me dhunë në seks. - Mua kjo nuk po më duket si dhunim - Veliu po më shikonte me ndjenja të përziera dhe ashtu i pikëlluar. - As nuk e thashë që më kishte dhunuar. Më kishte poshtëruar. Të thashë se do të thosha gjithçka, por se nuk ishte këtu. (vijon)

(Kosova Sot Online)