Ngjarje e vërtetë: Doja të ndahesha nga i fejuari, për shkak të sëmundjes (2)

  • E.K /
  • 10 December 2021 - 15:47
Ngjarje e vërtetë: Doja të ndahesha nga i fejuari, për shkak të sëmundjes (2)

Ishin munduar së tepërmi rreth kësaj, por pa rezultate. Sot, kur për gjithçka mundem të mendoj në mënyrë më të pjekur, e kam të qartë se ne të dy, edhe pse dallimi në vite nuk është i madh, në njëfarë mënyre i kishin takuar gjeneratave të ndryshme dhe pikërisht për këtë nuk kemi gjetur një gjuhë të përbashkët. Në shumë gjëra ai shikonte më ndryshe se sa unë, kishim interesa të ndryshme. Unë gjithçka e përjetoja seriozisht, gjithçka e shikoja me një sy kritik, ajo ishte e lirë, nganjëherë më dukej mua se edhe ishte e papërgjegjshme.

 Si mund të vija kontakte me të kur mendja e saj ishte sikurse era. Asaj i interesonin vetëm ëmbëlsirat, argëtimet dhe djemtë, kurrë në jetën e saj nuk kishte lexuar një libër serioz, pos ndoshta ndonjë revistë të shkurtër - i thashë nënës sime, kur kush e di për të satën here po më thoshte se duhet të rivendosja kontaktin me Arianën. Ne dallonim kaq shumë, natyrisht, e edhe në dashuri. Ariana po dashurohej shpesh e shpejtë, sa i hap e mbyll sytë hutohej pas një djali, do të ishte më i miri dhe i bukuri në botë, por po aq shpejt edhe do të ftohej prej tij. Unë përkundrazi, tash e një kohë të gjatë nuk e kisha gjetur një mashkull, i cili me të vërtetë do të më pëlqente. Gjithmonë i kam krahasuar me të atin dhe iknin.

Nuk ishte ideal asnjëri prej tyre, asnjëri prej tyre nuk ishte as për së afërmi babit tim. Ishte ashtu derisa e kam takuar Dritonin në ndejën e shoqes sime më të ngushtë Dianës. Në fakt, në fillim as ai nuk më kishte pëlqyer edhe aq, bisedoja me të vetëm nga mirësjellja, megjithëse ai më vardisej mua. Ftohu djalosh, nuk ka gjë prej kësaj pune, po mendoja me veten time. Por, kjo doli krejt ndryshe. Rastësisht jemi takuar edhe disa herë, megjithëse kisha future dorën në zjarr të mos kishte pasur gisht edhe në këtë punë Diana, sepse ajo dhe Dritoni ishin miq dhe shokë që nga fëmijëria. Ngadalë filloi dhe m'u fut nën lëkurë. Me kalimin e kohës fillova ta dashuroj. Ishte mashkulli i parë në jetën time me të cilin ndihesha mirë, me të cilin ndihesha rehat, të cilin, përfundimisht e krahasoja me të atin tim. I dashuroja sytë e tij, buzëqeshjen e tij, flokët e tij.

Edhe ai mua më dashuronte, këtu nuk kishte kurrfarë dyshimi, por nuk e tregonte këtë përmes ndjenjave të tija. Shoqëroheshim, dilnim shpesh, por ende as që kishte provuar të më puthte. Mirëpo, isha krejt e sigurt se shumë shpejtë edhe kjo do të ndodhte. E atëherë përnjëherë gjithçka u shkatërrua. Kohëve të fundit kisha telashe me këmbët dhe duart, thuajse nuk më dëgjonin mua, kisha edhe pengesa në shikim. Por, këto vështirësi shumë shpejtë zhdukeshin. Në fillim kam menduar se ishin pasojë e stresit ndaj të cilit për çdo ditë isha e ekspozuar në zyrë. Kishim shumë telashe, e unë mendoja se kur të rregullohen punët edhe këto vështirësi do të zhduken. Pasi që dhimbjet nuk ndalonin, kam shkuar për një kontroll.

Mjeku po dyshonte në sklerozën multiple, më udhëzoi në kontrolle te specialisti, e analizat, për fat të keq, edhe e kishin vërtetuar atë dyshim. Isha e pikëlluar. Puna ime e kishte pasur. - Pasi që sëmundja nuk shpërndahet edhe aq shpejt, besoj se edhe për një kohë të gjatë do ta mbajmë nën kontroll - më ngushëllonte mjeku, e unë mezi po i dalloja fjalët që po m'i thoshte. Veten time tashmë po i imagjinoja e ulur në një karrocë të invalidëve, e varur nga brengat e dikujt tjetër, pa shpresë për shërim. Shpeshherë i kam dëgjuar njerëzit duke e përmendur këtë sëmundje, por ma menduar se diçka e tillë nuk do të më ndodhë mua. (vijon)

(Kosova Sot Online)