Ngjarje e vërtetë: Doja të ndahesha nga i fejuari, për shkak të sëmundjes (5)

  • E.K /
  • 13 December 2021 - 15:48
Ngjarje e vërtetë: Doja të ndahesha nga i fejuari, për shkak të sëmundjes (5)

Por gjysmë motra ime nuk dëshironte të lëshonte pe. Ia doli të më bindte, pothuajse që me dhunë më shtyri që t'i lajmërohesha Dritonit dhe po të njëjtën ditë. Ishte disi, ia dallova përmes zërit, mjaft i befasuar shkaku i dëshirës sime që ta takoj përnjëherë sepse kohëve të fundit i kam shmangur bisedat me të. Isha sikurse mbi gjilpëra, madje disa herë po mendoja që ta anuloja këtë takim, por Meri nuk po më lëshonte prej syve. Dhe kështu kam shtrënguar dhëmbët, erdha në përfundim që si për mua, po ashtu edhe për Dritonin, më së miri është që t'i qartësojmë gjërat si duhet. - Kohëve të fundi jam sjellë disi në mënyrë të çuditshme. - I thashë që në momentin e parë kur kamerieri na i kishte sjellë lëngjet.

E po, nuk e di, nuk kam vërejtur diçka të veçantë - u përgjigj si një diplomat, sepse ishte më se e qartë se e kishte vërejtur. - Dëshiron të thuash se jam ashtu si gjithmonë - e pyeta pothuajse e zemëruar. - E di, deri para disa javëve e kam menduar se si do të jemi çift i përkryer. E pranoj, nuk isha më i miri, kam lejuar që gjithçka të shkojë në rrjedhën e vet, kam dëshiruar të jesh e sigurt se të dëshiroj. Sot nuk jam i sigurt në diçka të tillë, por unë edhe më tutje të dashuroj - tha ashtu i qetë, por e kam ndjerë se ishte i tensionuar. Derisa po dëgjoja fjalët e tij, gjunjët po më dridheshin. Sikur të mos kisha qenë ulur do të isha rrëzuar.

Zemra po më rrihte si e çmendur. Zoti im, ai më dashuron! Në momentet si këto, unë përnjëherë e kam harruar sëmundjen time. - Edhe unë ty të dashuroj, madje të dashuroj shumë - i thash butë dhe ia shtrëngova dorën. U afrua në drejtimin tim dhe më puthi lehtas në buzë. Ishim në vend publik, kam menduar se kurrë nuk do puthem në një kafiteri, por tash kjo aspak nuk po më penonte. Nuk jam ndjerë kurrë më mirë në jetën time. Ishim plot me njeri-tjetrin, kemi dalë nga lokali dhe kemi shkuan në banesën e tij. Kemi bërë dashuri dhe ishte tepër bukur. Përnjëherë jam kthyer në realitet. Ai po vishej ende e unë isha ulur aty dhe kisha vendosur duart në kokë.

Çfarë ke shpirt? Diçka nuk është në rregull, a mos të kam lënduar - i brengosur më pyeti. Pothuajse vetëm sa nuk ia kisha plasur vajit. Ishte kaq mirë me të, por se nuk kisha ta drejtë që atë ta lidh për veten time. Më tmerronte fakti kur e mendoja se do ta humbas përgjithmonë. E kam kuptuar se nuk kam nga t'ia mbaj, ky ishte momenti kur duhej t'ia thosha të vërtetën. - Jam e sëmurë, në fakt jam shumë e sëmurë. Nuk kam dashur që të ta them këtë, që të mos ngarkoj - fillova me zë të qetë, derisa ai i befasuar dhe i shqetësuar u ul pranë meje dhe më përqafoi fort. - Ngadalë, qetësohu. Me siguri se je duke e tepruar. Ma thuaj për çfarë është fjala - më tha me zë të butë. Ia tregova të gjitha. Çfarë sëmundje është kjo skleroza multiple, çfarë mund të pres në të ardhmen, ia kam përshkruar të gjitha shkaku i frikës, i fola për depresionin që gjithnjë e më shpesh po më pushton. (vijon)

(Kosova Sot Online)