Ngjarje e vërtetë: Doja të ndahesha nga i fejuari, për shkak të sëmundjes (6)

  • E.K /
  • 14 December 2021 - 15:54
Ngjarje e vërtetë: Doja të ndahesha nga i fejuari, për shkak të sëmundjes (6)

- Ndoshta nuk do të jetë kaq e frikshme, por nuk mund të jem e sigurt në asgjë. Më mbetet vetëm shpresa që fati im jo së shpejti do të më dërgojë në karrocë invalidësh. Kështu që mendoj se më së miri do të ishte të ndahemi. Gjej një grua të shëndetshme, çfarë do të bësh me mua - derisa i thashë lotët po më shkonin si lum. - Të lutem, mos ma thuaj këtë. Kurrë mos ma thuaj një gjë të tillë. Të dua dhe je gjithë jeta ime. Nuk po pret që ndoshta unë ta kthej ty shpinën vetëm pse je e sëmurë.

Çfarë po mendon ti kështu për mua - edhe më fort po më përqafonte dhe po më puthte. Ishte bukur ta dëgjoja një gjë të tillë. E dija se e kishte me gjithë mend, e kjo më jepte shpresë dhe guxim. Por, ai duhej ta dinte edhe një fakt tjetër të rëndësishëm. I tregova se mjeku më kishte thënë se ndonjë shtatzënësi eventuale do të mund të ma përkeqësonte gjendjen. Me gjasë kurrë nuk do të mund të lindja, nuk do të guxoja ta bëja një gjë të tillë. I flisja sikur martesa midis nesh të ishte çështje e kryer, e në anën tjetër, atë nuk e kishte përmendur askush. - Mesa po kuptoj, nëse sëmundja tërhiqet, ti do të guxosh të mbetesh shtatzënë.

Nëse do ta kem fatin që ti, një ditë, të pranosh të martohesh me mua, atëherë gjithmonë do ta kemi mundësinë që ta birësojmë një fëmijë, nëse veç nuk do të mund ta kemi fëmijën tonë - më tha ai me butësi. Sikur u bëra njeri tjetër, u çlirova dhe mu duk vetja më e fortë. Çfarë fati kisha që kisha gjetur një të dashur sikurse ai. Në atë moment as sëmundja ime nuk më dukej aq e rëndë. Do ta mposhtnim që të dy, së bashku. Ajo është vetëm një, e ne jemi dy. Më të fortë jemi ne. E vërshova me puthje, duke qarë sikur kur bie shi. Pas kësaj, çdo gjë shkoi shumë shpejt. Së shpejti u martuam. Fillova të jetoja me të. Jeta ime mori një kuptim të ri.

I gëzohem çdo dite dhe disi jam mësuar sesi të jetoj me sëmundjen që e kam. Gjithnjë e më e fortë është shpresa se nuk do të jetë gjithçka aq e zezë, sikur që dukej në fillim. Fundja, tani e kisha edhe Dritonin. Por edhe motrën. Me të isha afruar së tepërmi. Sikur të mos ishte ajo, sikur të mos kishte insistuar motra ime, atëherë nuk besoj se tani do të isha e martuar me Dritonin. E, sikur të mos isha martuar me të, atëherë jeta ime me gjasë do të ishte një ferr i vërtetë tani.

NGA NESËR MUND TA LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË “

A DO TË BËHET BABA DJALI IM SHTATËMBËDHJETËVJEÇAR”

(Kosova Sot Online)