Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (67)

  • E.K /
  • 07 January 2022 - 15:54
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (67)

Sytë e mi u mbyllën fort dhe e ndjeva zemrën time se si po rrihte në gjoksin tim. Thuaj çfarë dëshiroj të thuash. Kjo ide më tmerronte kaq shumë "Jam përgjumur…". "Shko në shtrat Ash. Ti ke një ditë të madhe nesër". Jam strukur te telefoni në mënyrë që ai të mund të më shihte. "A do të qëndrosh në linjë me mua? Derisa të fle"? "Natyrisht se po". Jam ngritur që aty dhe jam bartur në dhomën e gjumit. "Urime Kërshëndellat Daniel". "Urime Kërshëndellat engjëll". Po shtrihem me telefonin në vesh dhe ai po luante në kitarën e tij derisa unë i mbylla sytë, fjeta dhe filluan ëndrrat. Jam ngjitur në tren me thesarin tim në gjoks, me atë të Gabby-t. Kam menduar se hapja e disa letrave me Nënën do t'i bënte mirë asaj.

Neve. I kam shkruar porosi Daniel-it, duke e falënderuar për natën e kaluar. Ai vetëm ma kishte kthyer me një fjalë: Gjithmonë. Duke qëndruar ulur në dritare në ulësen e trenit për të Çikago, m'u kthyen kujtimet e mia të para gjatë udhëtimit në Uiskonsin. Atje ku Daniel-i dhe unë u takuam. Kaq shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë, por edhe disa tjera kanë mbetur siç ishin më parë. Ata sytë e kaltër. Thesarin në kuti e kam vendosur pranë meje. Këmbët e mija i kam ofruar pranë gjoksit dhe po pëshpëritja me vete. Ata dy më mungonin kaq shumë, Ryan dhe Gabby. Disa lot filluan të më binin nga sytë e mi në xhamin e dritares së trenit.

Duke mbyllur sytë morra frymë thellë. Jam në rregull. I thashë vetes time, derisa lotët sa vinin e shtoheshin. Do të duhej të ketë një ligj universal që nuk i lejon të vdesin të rinjtë. Sepse ata kurrë nuk e patën rastin të jetojnë. Sytë e mi u rihapën dëgjova disa hapa pranë meje dhe shikova lart. Bukur. Të ndalë frymën. Brilante. Sytë e kaltër. Më shumë lot ranë derisa Daniel ngriti kutinë e thesarit tim dhe u ul pranë meje. "Cili ishte fakti i tij më i madh", më pyeti ai, duke më tërhequr nga vetja dhe duke mi puthur dhe larguar lotët? Kam mbyllur sytë derisa më shumë emocione po binin në faqet e mija, e ai nuk ndalonte me puthjet, duke kapur secilin lot.

"Zemra e tij. Mënyra se si dashuronte kaq thellë dhe kaq shumë që ndjente", i pëshpërita për Ryan-in. "Mënyra se si ai dashuronte nënën dhe motrën e tij. Mënyra se si i mungonte babai i tij…". Sytë e mii u hapën dhe duart e mija i vendosa në qafën e tij, duke e tërhequr më pranë meje. "Cili ishte fakti i preferuar i nënës tënde për Kërshëndellat"? Kësaj radhe, ai i mbylli sytë e tij. Ai nuk u përgjigj menjëherë. Kur sytë e tij të kaltër u hapën, ata ishin të mbushur me lot. "Unë nuk flas për të…". U struka. "E di". Kemi pushuar ballin e tij në timin, duke ndjerë ekzistencën e njëri tjetrit. "Problemi i saj i dyfishtë po shfaqej çdo Kërshëndella. Ajo pastaj merret dyfishin e ëmbëlsirave. Ajo na detyronte ta shikonim "It's a Wonderful Life", dy herë. Ajo…", pëshpëriti ai, duke vendosur gishtin në ballin e tij. "Ajo dyfishonte vodkën në pijen e Kërshëndellave. Por kryesisht kjo ishte për babanë". "Cili ishte fakti i tij më i çmendur", e pyeta, duke ia puthur lehtas buzët. "Hmm, ai ishte ëndërrimtar që i bënte gjërat realitet. Ai bleu anijen para se të kishte shtëpi në liqe". (vijon)

(Kosova Sot Online)