Cilat janë rastet kur gënjeshtrat ndaj partnerit quhen të dobishme dhe të pranueshme?

  • E.K /
  • 12 janar 2022 - 09:32
Cilat janë rastet kur gënjeshtrat ndaj partnerit quhen të dobishme dhe të pranueshme?

Sipas ‘Bright Side’ të tregosh gënjeshtra të bardha e ndihmojnë shpeshherë një lidhje të funksionojë më mirë.

Shkencëtarët pohojnë se ndonjëherë është më mirë të kesh një qëllim të mirë për të gënjyer se sa të thuash të vërtetën në një moment të papërshtatshëm.

‘Bright Side’ rendit më poshtë të gjitha situatat kur të gënjesh partnerin mund të jetë e pranueshme dhe e dobishme:

-Kur je e përfshirë në një lidhje dashurie frustuese.

-Kur partneri ju pyet për ndjenjat tuaja ndaj personave të tjerë.

-Kur jeni duke u ndarë me të dashurin tuaj dhe nuk dëshironi që ai ta kalojë atë situatë në dhimbje.

-Kur doni t’i jepni fund një “lufte” me partnerin të nisur pakuptim.

-Kur partneri juaj nuk gatuan shumë mirë dhe ju prezanton një pjatë jo të mirë.

-Kur doni ta anulloni një takim pa pasur një arsye të fortë.

-Kur nuk e pëlqeni stilin apo veshjen e partnerit.

(Kosova Sot Online)