Çfarë shpjegimi ka ëndrra me ish-in?

  • G.G /
  • 17 janar 2022 - 10:09
Çfarë shpjegimi ka ëndrra me ish-in?

Të ëndërrosh një ish-partner mund të tregojë disa gjëra për ju ose për marrëdhënien tuaj aktuale. Ekspertët thonë se të shohësh në ëndërr ish-in tënd nuk do të thotë domosdo se e do atë ose se dëshiron të kthehesh me të. Madje gjasat më të mëdha janë që mos ketë asgjë sentimentale.

Ekspertja Latisha Rowe pohon se ky është një fenomen krejtësisht normal. “Nëse keni një marrëdhënie të turbullt pas jush ose dilni nga një marrëdhënie që nuk i plotëson nevojat tuaja, nënndërgjegjja jonë përmes ëndrrave përpiqet ta korrigjojë këtë. Në atë rast, përmes tyre ne përpiqemi të përjetojmë marrëdhënien që në të vërtetë donim të kishim”, shpjegoi ajo.

Nënndërgjegjja shpesh krijon skenarë “po sikur”, edhe kur bëhet fjalë për një partner që se kemi më. Këto ëndrra zakonisht kanë një kuptim pozitiv. Nëse jeni beqar, mund të nënkuptojë gjithashtu se së shpejti do të takoni dikë që do të sjellë ndjenja pozitive në jetën tuaj, qoftë në planin privat apo atë të biznesit. Ka mundësi që të përballeni me një situatë që në fillim do t’ju duket pozitive ose e sigurt, por që do t’ju vërë në telashe. Gjithashtu, një arsye tjetër që ne ëndërrojmë për ish të dashurit është frika se mos lëndohemi. Shumë kanë frikë nga marrëdhëniet e reja nga frika se mos lëndohen, veçanërisht nëse pas tyre është një ndarje e dhimbshme.

(Kosova Sot Online)