
Lexoni edhe:
Pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit po krijohet përshtypja sikur secila parti po gjen arsye për të festuar
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Rezultati i votimeve dha një porosi të qartë. Qytetarët i thanë jo përfundimisht modelit qeverisës autoritar që Albini kishte planifikuar ta cimentonte. Albini tani është i detyruar të gjejë fusha të tjera të veprimit politik për të mbijetuar politikisht.
-Është interesant deri diku edhe qëndrimi politik i LDK-së: Pikënisja e çfarëdo bisedimesh është zgjedhja e presidentit dhe se LDK-ja është e gatshme të bashkëqeverisë me këdo, me përjashtim të Listës Serbe. Te kandidimi i Vjosës për Presidente, as nuk e kam parë dhe as nuk e shoh se Vjosa do të zgjidhet Presidente. Vjosa bartëse e listës dhe kandidate për Presidente, e Lumiri kandidat për Kryeministër, ka qenë vetëm një formulë bashkimi e bashkëpunimi me synim mobilizimin e votuesve. Nuk e kam vlerësuar si formulën më të mirë, mirëpo ishte vendim i strukturave të LDK-së.
Kam menduar dhe vazhdoj të mendoj se Vjosa më shumë i duhet Kosovës si Kryeministre sesa si Presidente. Dhe kjo mund të arrihet vetëm me Vjosën Kryetare të LDK-së dhe kandidate për Kryeministre. Kanë dështuar dhe do të dështojnë formulat e tjera.
LDK duhet të kthehet te programi qeverisës i LDK-së i vitit 2019, ku bartëse e programit ishte Vjosa, por Kryetar i LDK-së ishte Isa. Ai program qeverisës ka qenë i ekonomisë së tregut dhe e vlerësoj si më të mirin ndonjëherë.
Edhe Bedriu, edhe Ardiani kanë paraqitur programe qeverisëse të ekonomisë së tregut. Por Kosovës i duhet që partitë politike të largohen nga modeli rus i organizimit dhe veprimit, ku të gjitha tani janë, dhe të ndërtojnë alternativa politike të ekonomisë së tregut. Kjo vlen qoftë për partitë e djathta, qoftë për partitë e majta.
LDK ka shansin dhe mundësinë që këtë ta bëjë me Vjosa Osmanin. Vjosa është brum politik i ekonomisë së tregut dhe ka potencialin që të bëjë një kapërcim të tillë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".