Ngjarje e vërtetë: Si u dashurova në gruan e shokut më të ngushtë? (6)

  • E.K /
  • 02 February 2022 - 15:55
Ngjarje e vërtetë: Si u dashurova në gruan e shokut më të ngushtë? (6)

Nuk kam besuar në këtë, e as ajo. - Përse m'i thua të gjitha këto? - Sepse është e vërtetë, Gane - iu përgjigja. - Unë… mendoj se do të kërkoj shkurorëzim. Nuk mundem të kaloj sipër tradhtisë. Papritmas e kam kapur për dorë. - Mendoj se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë. Nuk po tregon aspak respekt ndaj teje. Sytë iu mbushën me lot. - Por, unë e dashuroj. E dua! Nuk mundem ta mendoj jetën pa të … - Mos dëshiron të rrish me mashkullin që të poshtëron? Ganja më kishte shikuar në sy, paksa e befasuar me fjalët e mia. - Unë… unë - Mendo mirë. Dhe dije se unë, pa marrë parasysh se cili do të jetë vendimi yt, do të jem në anën tënde.

Jam miku yt, më beso. Nuk kam dashur as nuk kam mundur të shtoj më shumë, së paku ende jo. Jemi ndarë me një puthje miqësore në faqe, edhe pse kam dashur të rri ende. Por, e kam ditur se nuk do të ishte në rregull. Kam shpresuar se shumë shpejt do të takohemi, të bisedojmë për ndonjë temë. Dhe me të vërtetë disa ditë më pas, Ganja më ka thirrur, duke më thënë dika që më ka habitur. - Të faleminderit për atë bisedë dhe falë teje, kam marrë forcë dhe kam biseduar me Arianin. -Vërtet? Dhe, si ka kaluar? - Më tha se do të mendonte për fjalët e mia. As nuk e ka vërejtur se me sjelljen e tij më ka shkaktuar dhimbje.

Por ende më do dhe më ka premtuar se do të ndalonte me daljet natën. Për çdo rast, nuk dëshiron të më humbasë. Dukej shumë e lumtur. Edhe unë duhej të isha i lumtur për të, por kam ndjerë një ngërç të ftohtë në stomak. - Epo… më vjen mirë - i thashë i qetë. - Për çdo rast, të faleminderit për të gjitha. Dëgjohemi shpejt. Zëri i saj ishte i lumtur, derisa unë ndihesha i thyer. Përse? Përse nuk isha i lumtur për të nëse e dashuroja? Të jem i sinqertë, nuk i besoja mikut tim. Nuk e kisha të qartë pse nuk dëshironte të ndahej prej saj. Nga bisedat e fundit me të, e kam kuptuar se martesa për të ishte pengesë në rrugën për lirinë e tij. Kur jemi takuar përsëri disa ditë më pas, kemi biseduar rreth kësaj. Në shikimin e tij kam vërejtur pasigurinë.

E mjera Gane. Sa më vjen keq për të… ajo më do si e çmendur e unë nuk kam guxim ta lë - komentoi. - Dëshiron të thuash se nuk po ndahesh pasi të vjen keq për të? - Po, në njëfarë mënyre. - Por, kjo do të thotë … - Kjo do të thotë se do të provoj të qetësohem dhe t'i rralloj daljet. Vetëm të shtunave nuk mundem të qëndroj në shtëpi. - Arian, nuk po e kuptoj mënyrën tënde të mendimit. - Nuk do të më mbash përsëri këshilla? Thellë në vete kam shpresuar të ndryshojë. Në jetë asgjë nuk është e sigurt, fundi i fundit, ndoshta një ditë i vërej gabimet e mia. Por nuk kam besuar edhe aq. Si ishte e mundur që një grua e veçantë si Ganja ta dashurojë një të mjerë si ai, në çfarë qenka shndërruar shoku im? Ajo nuk më ka thirrur kurrë më, as unë atë. Më dhembte ta shihja gëzimin në sytë e saj që burri i kishte premtuar se do të ndryshonte. Ai, i cili aspak nuk e vlerësonte. Nuk mund ta duroja këtë! Kur jemi takuar dy javë më pas, ajo po shkëlqente. - Po, me Arianin gjithçka është në rregull - po më falënderohej. Si ishte e mundur? Unë e kam parë të shtunën mbrëma, para vetëm dy ditëve, si përqafonte një bionde. - A je e sigurt, Gane? - Nganjëherë del me shoqërinë, por pastaj është i qetë një javë. Ndoshta fëmija do të ndikonte mirë tek ai. Ariani ka shumë shkathtësi, të cilat presin të zbulohen. (vijon)

(Kosova Sot Online)