Ngjarje e vërtetë: Për pesëmbëdhjetë vjet nuk dola nga shtëpia (9)

  • E.K /
  • 25 May 2022 - 15:55
Ngjarje e vërtetë: Për pesëmbëdhjetë vjet nuk dola nga shtëpia (9)

E dija se çdo gjë do të ishte ndryshe dhe se gjithçka do të ndryshonte. Me anë të internetit isha i lidhur me botën, e i dija disa gjuhë, të paktën, i kisha ditur dikur. Doja me çdo kusht që t'i kujtoja ato kohë të kaluara. Nga pak zbuloja të gjitha magjitë e botës virtuale e, me ndihmën e nipit, i mësova thuajse të gjitha. Përfundimisht, kisha shumë arsye që të ngrihesha në mëngjes, që t'i gëzohesha jetës. Sa shumë gjëra më kishin ikur duke kundërshtuar propozimin e djalit. Me gjasë edhe ai kishte vërejtur se sa i mjerë jam, prandaj më detyroi që të bëja atë që ai donte dhe, do t'i jem falënderues deri në fund të jetës. Nëpërmes internetit gjeta edhe disa miq të vjetër. Gëzimi im me të vërtetë nuk kishte fund. Më nuk e ndjeja vetminë, nuk e ndjeja barrën e pleqërisë aq shumë, sikur më parë. Isha i lumtur, e këtë fjalë nuk kisha mundur ta përdorja gjatë 15 viteve të fundit.

E di që problemi qëndron te fakt që mendja ime nuk i pranonte kufijtë e pleqërisë, e kjo në të njëjtën kohë ishte edhe arsyeja e tërheqjes sime. Tani botën e kisha në shuplakë të dorës, atë pjesë të botës të cilën e njihja më mirë sesa qytetin ku isha rritur. Përsëri u dashurova në jetë, më pëlqen që të ngrihem në mëngjes dhe apatia është zhdukur nga jeta ime. Isha i gëzuar, i lumtur, e këtë doja ta ndaja me të gjithë miqtë e mi virtualë. Në të njëjtën kohë u bëra edhe një burim i vërtetë i mençurisë, gjë që doja ta ndaja me të gjithë ata që do ta kërkonin një gjë të tillë. Sikur ndokush të më thoshte se do të ndryshonte diçka në jetën time, nuk do t'i besoja. Gjeta mënyrën si të isha i lumtur në shtëpinë time dhe, pa marrë parasysh sa e vogël mund t'i dukej ndokujt lumturia ime, ajo për mua është e madhe, më e madhja që kam përjetuar ndonjëherë, meqë mi zbukuron ditët e errëta dhe të njëtrajtshme. FUND

(Kosova Sot Online)