Roman dashurie: Në shikim të dytë (21)

  • E.K /
  • 06 June 2022 - 15:50
Roman dashurie: Në shikim të dytë (21)

- A ke planifikuar diçka për sonte? Deshi të thoshte "jo", më saktë të thoshte me zë të lartë, por trokitja në derë e ndaloi. - Hajde - bërtiti Marcus-i, i zemëruar se kishin ndërprerë bisedën. Mllefi që e kishte ndier për shkak të ndërhyrjes, nuk ishte krahasuar me atë kur e pa kush erdhi në zyrë. Ishte mllef që mezi e mbante në vete. - Ju - tha me nervozizëm. Si keni pasur guximin të vini deri këtu?! - Mirëmbrëma - Harad-i, përkundër mikpritjes aq të keqe, e kishte përshëndetur miqësisht. - Më thoni çfarë kërkoni ju këtu - Marcus-i edhe më tutje po luftonte me ardhjen e tij. Arritjen tënde e konsideroj si një provokim.

Dua që menjëherë të shkoni nga këtu! Dukej se Marcus krejtësisht e kishte humbur kokën, se nuk ishte në gjendje ta kontrollonte veten e tij, se kishte harruar në sjelljen bazë. Po i shtrëngonte dhëmbët dhe grushtet dhe ishte i gatshëm për qërim hesapesh në mënyrë fizike me Harad-in, të cilit i kishte dërguar shumë shikime plot mllef dhe paralajmërime. Harad ia kishte dalë të ruante qetësinë, por sipas shprehjes në fytyrë, nuk ishte I gatshëm të lëshonte pe, e nuk ishte i gatshëm as të mbrohej në rast se e sulmon. Jaida e dinte se incidenti mund të ndodhte menjëherë.

Ajo u ngrit me guxim midis meshkujve armiqësor. - Harad-i në njëfarë mënyre, është borxhliu yt Marcus - në mënyrë naive ia tha si argument në të mirë të Harad-it. Ai është përkujdesur për mua, kur ti ke shkuar nga Dubai! Do të duhej ta falënderosh! - Duhet t'ia thyej dhëmbët - u drejtua Marcus, të cilit fytyra po i nxihej. Nëse është përkujdesur për ty në Dubai, po pyes çfarë po kërkon këtu, në Detroit?! Këtu je nën mbrojtjen time. Jaida ishte e vetëdijshme se Harad, pa paralajmërim, një ditë pas saj, ka arritur në Detroit. E shikonte duke e pyetur, duke mos e ditur arsyen e ardhjes së tij.

 Do të dëshiroja të pimë kafe, nëse je e lirë - kështu e kishte formuluar fjalinë, duke ia lënë mundësinë që ta refuzonte. Ai nuk kishte dashur t'i bënte telashe me Marcus-in. telashe edhe më të mëdha se sa në këto që ishte. Jaida kishte kujtuar të gjitha kafetë dhe shujtat që i kishin konsumuar bashkë, në të cilat Harad e kishte dërguar, derisa ajo ishte në qytetin e tij dhe kështu me kokë Ia pranoi. - Po, e lirë jam. Me kënaqësi do të pi kafe me ty Harad. Marcus-i atëherë i ishte ofruar në dy hapa, e kapi për dorë dhe e ka kthyer nga vetja e tij. - Nuk vjen në shprehje! Mos prit nga unë të lejoj të shkosh me të! - Por, vetëm për kafe po dalim - ia tha Jaida, që po kishte dhimbje në dorë nga shtrëngimi i tij. Ai atëherë me mllef e kishte shikuar në fytyrë.

E pamundur ta kuptosh pse ky njeri vrapon pas teje Jaida. Edhe unë jam mashkull, hej. Di t'i interpretoj veprimet e meshkujve tjerë. - Jadia e di se jam e di se jam e interesuar për të - ato fjalët e Harad-it thuajse trashën ajrin. Kjo nuk është aspak fshehtësi. Në Dubai ndaj saj jam sjellë si një zotëri. I kam premtuar këtë dhe e kam përmbushur premtimin tim. Por, tani jemi në Amerikë - përfundoi ai me këto fjalë. (vijon)

(Kosova Sot Online)