Ngjarje e vërtetë: Shtëpia jonë e ëndrrave fshihte një sekret të errët (5)

  • E.K /
  • 06 June 2022 - 15:51
Ngjarje e vërtetë: Shtëpia jonë e ëndrrave fshihte një sekret të errët (5)

Hajde, lexo më tutje, çfarë po pret - po pyete pa durim e në të njëjtin moment unë hapa zarfin ku gjendej edhe një letër me një fotografi të vogël dhe që në sekondën tjetër i rashë pishman. "Kam vendosur. Do të bëj gjithçka që duhet, që unë dhe ti, e jona Eliza gjithmonë ti jemi bashkë. Kush do të dyshonte në mua ndonjëherë? Mes tjerash, ajo është imja, të dy e dimë këtë. Deri në letrën tjetër, i yti Narcis - shkruante në letrën që ma ka ngrirë gjakun në vena. - Zoti im, pra, mbytja e ish pronarit nuk ishte edhe aq aksident - e shokuar tha Krenarja. - E me sa duket as Eliza - po flisja unë derisa më kaploi një djersitje e ftohtë.

 Ai njeri, i dashuri i Leonorës është fajtor për të gjitha. E edhe për vdekjen e vajzës së tij - Minirja po fliste. - Hamendësojmë se vajza krejt rastësisht është gjendur në veturë dhe se Leonorës nuk e ka ditur për këtë. - Kjo ende nuk e liron nga faji. Kur ka ndodhur tragjedia ishte dashur t'i tregojë policisë pa dyshime. Kështu krejt është definuar si fatkeqësi - Krenarja më ka ndërprerë në gjysmë të fjalisë. Mes tjerash, nuk është çudi që pas gjithë kësaj ajo është çmendur - përfundoi ajo. - Dhe çfarë është - papritmas më pyeti duke ma treguar fotografinë në duart e mija në të cilën e kapluar nga tmerri kisha harruar gjithçka. Kur më në fund ngrita kokën lart, më kaploi një plogështim. Mashkulli në foto më dukej tmerrësisht i njohur. Kurrsesi të kujtohesha ku e kisha parë atë fytyrë. - Tetoja në librari na ka treguar një tregim tjetër.

Është e padrejtë që të gjithë e besojnë. Më vjen mirë që drejtësia më në fund doli. Do ta lajmërojmë policinë për atë që kemi gjetur, apo jo nënë - më tha MInirja. Në ët njëjtin moment mu kujtua ku e kam parë atë mashkullin nga fotoja. - Nuk është çudi pse kurrë nuk doli e vërteta. Zotëria nga fotoja gjithmonë është përkujdesur për këtë. Si një ish polic, siç thuhej në tekst, ka ndryshuar ngjarjen. Kështu faktet kanë mbetur në errësirë. E kam parë në gazeta foton e tij - ishte sqaruar Krenarja.

 Marrë parasysh kohën që kishte kaluar deri atëherë, kam frikë se është vonë të bëhet diçka. Mirëpo, shpresoj se më në fund do të vijmë deri te e vërteta dhe të gjithë ta gjejnë paqen e merituar - po flisja unë. - Edhe unë shpresoj ashtu. Mes tjerash, a ekziston dënim më i madh se fshehja e vdekjes së fëmijës së vet - ka pyetur Krenarja. - Mendoj se më së miri për neve do të ishte që për pak kohë të kthehemi në shtëpinë e vjetër. Si thua zemër - e pyeta vajzën time derisa ajo duke ulur kokën e vërtetoi këtë. - Po, mendoj se kështu do të jetë më së miri për neve - u pranua me mua duke më kapur dorën. - Mirë, përsëri për çdo ditë së bashku do të pimë kafenë dhe do të shikojmë ofertat në internet. Në të kundërtën, kënd do ta ndjekim, Drakulën ndoshta - më pyeti Krenarja nga tmerri që kemi kaluar, e më në fund ia plasim të qeshurave. Sido që të jetë, e kam ditur se edhe mikja ime kishte të drejtë. Nëse për secilën gjë mendoj tre herë, së paku do të kursej të holla dhe do t'i kursej nervat. FUND

(Kosova Sot Online)