Roman dashurie: Çdo gjë me kohë (1)

  • E.K /
  • 16 June 2022 - 15:47
Roman dashurie: Çdo gjë me kohë (1)

E puthi në qafë. U rrëqeth nga preka e tij. U kthye kah ai dhe ia ktheu me një puthje të zjarrtë. -Është dashur që të më tregosh se edhe ajo do të jetë në Egjipt. - Ajo nuk ka qenë me ne. E takuam rastësisht. Ditët e para e lejova në shoqërinë tonë, sepse është mirë që në vend të huaj ta takosh dikë që e njeh, e edhe kur jemi më shumë është më argëtuese. Ti më ke munguar dhe vetëm për ty kam menduar. E më pas ndodhi që Meti dhe ajo të lidheshin. Kishin pirë dhe ndodhi e pashmangshmja. Kur ke telefonuar, ajo ishte te ne në dhomë për të më treguar se ata e kishin filluar lidhjen me të.

Nuk kanë ditur se si do të reagoj unë. Në fakt, Meti dhe ajo janë njoftuar derisa unë isha në lidhje me Sanijen, por vetëm sipërfaqësisht, sikur që e njeh edhe ti. Deti i afroi. Meti më tërhoqi në banjë për të më treguar, e ajo e shfrytëzoi rastin që të paraqitet në telefon, i cili, sipas saj, kishte cingëruar vazhdimisht dhe e kishte nervozuar. Natyrisht unë isha i lumtur për ata dy dhe atë natë kemi festuar. Madje kam qenë edhe dëshmitar në martesën e tyre. -E unë kam menduar se... Ia mbylli buzët me puthje. Nuk kundërshtoi kur prekjet u bënë më me shumë pasion. Më nuk kishte kurrfarë bllokimi në kokë. Madje e tërhoqi deri në dhomën e fjetjes e ai e shikoi me çudi. -A je e sigurt? -Po. Mendoj se jam.

E edhe nëse nuk jam, është koha që ta zbuloj. Pas pak u shtrinë të zhveshur në shtrat. Petriti kohë pas kohe e humbte kontrollin mbi dëshirën e tij, e më pas kthjellej dhe i kërkonte falje. - Të dua shumë, më ke munguar. E kam ëndërruar këtë moment. Më fal nëse jam paksa i vrazhdë, nëse humbi në atë dëshirë që të jem mashkulli i parë dhe i fundit në jetën tënde. -Nuk ka rëndësi, bëhu ai që je, nuk kam frikë, nuk kamë kurrfarë pengesash, vetëm e di që e ke merituar që të jesh i pari. -E i fundit?

 Dëshiroj që kurrë të mos largohesh nga jeta ime dhe ta dish, e kam realizuar ëndrrën time. - E di e dashur, e kam parë një emision në televizor. E pashë oborrin tënd dhe punishten dhe nënën tënde. Thashë me vete pse nuk kam qenë aty kur je gëzuar, kur ke krijuar dhe kur ëndrra jote ngadalë është shndërruar në realitet. - Ëndrra ime sapo u bë realitet. Kam ëndërruar princin tim dhe kam pritur që të paraqitet. - A është paraqitur? - Po më në fund. - Albulenë, të dua. - Edhe unë ty... Ajo ndjeu se ishte duke i humbur durimi. -Mjaft më me fjalë Petrit, kemi humbur mjaft kohë. Më mëso si të bëj dashuri. Ma realizo edhe këtë ëndërr në mënyrë që të jem tërësisht e lumtur. -Po, dashuria ime, do të të mësoj, për çdo ditë nga pak. I mbylli sytë, e përqafoi fort duke e kuptuar që të gjitha gjërat e këqija në jetë mund të kapërcehen me dashuri.

(Kosova Sot Online)