Ngjarje e vërtetë: Shtrenjtë e pagova dashurinë time rinore (2)

  • E.K /
  • 16 June 2022 - 15:52
Ngjarje e vërtetë: Shtrenjtë e pagova dashurinë time rinore (2)

Po ofrohej mbrëmja megjithëse kam kërkuar gjithë ditën, punë ende nuk kisha. Kam vendosur të kthehem në shtëpi, kur vëmendjen ma ka tërhequr një copë letër nën këpucët e mija. M'u duk se ishte ndonjë shpallje, sepse aty ende ishin të ngjitur ngjitësi prapa saj. Kush e di si ka depërtuar këtu - pyetja veten time duke shikuar si do të gjej përgjigje në pyetjen time. "Nevojitet kameriere në lokalin luksoz. Pagesa e lartë" - shkruante në shpallje. Aty ishte shënuar dhe numri i telefonit. Nuk mendova dy herë. Mora telefonin nga çanta dhe kam shtypur numrin e dhënë. Megjithëse nuk e dija sa e vjetër ishte shpallja, deri diku këtë e mora si një porosi nga qielli. - Alo - dëgjova një zë mashkulli nga ana tjetër e linjës.

 Mirë dita, emri im është Diana dhe po thërras në lidhje me shpalljen tuaj për punën e kamerieres - thashë me shpesë se nuk do të dëgjoj se puna ishte zënë. r - Ah, po, kërkojmë kameriere. Mund të ktheheni të njihemi? Shpresoj se po kuptoni, por punëtoret e mija duhet të janë të bukura - tha pa e zgjatur. Pos kësaj, jeni mbi moshën e mitur, apo jo - më pyeti. megjithëse nga zëri nuk më ka pëlqyer aspak, nuk kisha shumë zgjedhje. - Natyrisht. Kur mund të më pranoni - e pyeta. Kur e tha adresën, e kuptova se lokali gjendet në pjesën tjetër të qytetit. Kjo do të thoshte se nëse punësohem, duhej të udhëtoja me autobus. Për autobus nuk kisha të holla. Por, do të mendoj diçka. Me rëndësi ta fitoj punën, e më pas do të mendoj për gjithë të tjerat, po ngushëlloja veten time. Nevojitej kohë derisa të arrija në adresën e shkruar. Marrë parasysh se nuk e kisha asnjë cent, gjithë rrugën e bëra këmbë. "Kaffe Bar" po shkruante sipër hyrjes. Ja, kjo duhet të jetë kjo. Zot më ndihmo, po mendoja me veten derisa po futesha brenda. I gjithë lokali ishte i zbrazët.

Gjithçka dukej bukur. Po shikoja nga anash dhe ishte një pasuri e tërë aty. Nuk është keq, nëse duhet të punoj këtu, vetëm të jam rehat, po mendoja derisa sillesha përreth. - Urdhëroni ju lutem? Si mund t'ju ndihmoj - më pyeti njëri prapa nga banaku. - Mirë dita, unë jam Diana. Kam një takim me shefin. Më falni, jeni ju shefi - e pyeta derisa po afrohesha. - Ah, ashtu - tha shkurt. Atëherë eja me mua - më urdhëroi. Nëse brendësia e lokalit ishte kaq mirë e rregulluar, atëherë shpresoja se edhe zyra ku ai po më dërgonte të ishte e tillë. Prapa një tavoline së madhe qëndronte një mashkull tullac.

 Shef, vogëlushja erdhi - mu drejtua kamerieri derisa po largohej. - Pra, ti qenke Diana, kamerierja jonë e re. Bukur, bukur - po thoshte duke më vështruar. - A ke punuar diku? Eja më afër, përse je kaq e ndrojtur? Çlirohu pak - më tha. - Mirë jam, faleminderit. Kjo do të jetë puna ime e parë, natyrisht, nëse më pranoni - thashë disi me frikë. - Ashtu. Epo mirë. Jam i gatshëm ta ofroj mundësinë nëse edhe ti pak mundohesh sepse e dimë sa i rëndësishëm është përkushtimi, apo jo? Po, lirisht mund të them se është lokali më i bukur në qytet, që do të thotë se keni klientë të zgjedhur - tha ai. - Diana, ti qenke vajzë shumë e bukur dhe nuk më vjen turp të them - po thoshte derisa po shikonte veshjen time. (vijon)

(Kosova Sot Online)