Roman dashurie: Në shikim të dytë (31)

  • E.K /
  • 21 June 2022 - 15:51
Roman dashurie: Në shikim të dytë (31)

Gjatë daljes nga avioni, e priste një befasi e madhe. Kapiteni e kishte ftuar në kabinën e pilotit. Atje, duke treguar nderin, e priste një kuti nga Harad-i. Dhe para se ta hapte, Jaida e dinte se aty kishte një qafore. Vetëm nuk e dinte sa e mahnitshme ishte, e tëra e mbuluar me diamante. Kishte vlerë mijëra dollarë. Për Jaida-n, qaforja vlente shumë, shumë më shumë. Vlente po aq sa edhe identiteti i saj i ri, një përjetim i saj. Që nuk kishte fare çmim! I dashur Harad, Jaida ishte shumë miqësore ndaj atij djaloshit. Ai kishte organizuar që qaforen t'ia japin me aterrimin e saj, sepse e dinte se ajo do ta refuzonte ta pranonte si dhuratë. Kështu, nuk ishte në situatë ta refuzonte. Menjëherë e kishte vënë në qafë, duke mos u lodhur se ishte shumë e rrezikshme.

Për sa i takonte asaj, në takim me Marcus-in, ndihej më e sigurt pa qafore, pa marrë parasysh se çfarë prezantonte ajo qafore. Aty takoi Sam-in. Iu ofrua dhe e përqafoi. - Sam! Ah, thuajse kanë kaluar një milion vite, që kur të kam takuar për herë të fundit! - Mirë se erdhe në shtëpi - dhe Sam-i ishte i përzemërt me takimin e saj. Të gjithëve na ke munguar. - Mendon, të kam munguar ty dhe Bony-t - bënte shaka. - Ne të dyve gjithsesi. Mirëpo, mendoj se më shumë i ke munguar zotërisë - tha Sam. E dini, disi ishte i humbur, disi krejt i humbur pa juve. - Si po mendon - Jaida e pyeti derisa po shikonte shoferin në sy? - Disi i kishte humbur ekuilibri në ditët e fundit. Ishte plot padurim. Me sa kam dëgjuar, njerëzit ishin ankuar në sjelljet e tij. - Me siguri ishte i brengosur për shëndetin e gruas - Jaida sjelljen e Marcus-it e lidhi me të. - Si është zonja Hallovey? - Ajo, pas aksidentit ka dalë nga spitali. Personalisht e kam dërguar në shtëpi. Ndihet mirë, por i duhet të pushojë. Kështu që zotëria nuk ishte i brengosur për shëndetin e saj. Fytyra e shoferit fliste gjithçka.

E me sa duket ai ishte i vetëdijshëm për pasojat e ndarjes me të. Mund të them se është hidhëruar shkaku i situatës tënde. Ajo ndaloi t'ia shpjegonte, por ai nuk do a kuptonte. E biseda rreth kësaj do të shkonte në drejtim të gabuar. - Shpresoj që ti personalisht nuk ke pasur probleme me zotërinë - ishte interesuar Jaida, kur ishte rehatuar në ulësen e limuzinës. - Jo më shumë se zakonisht. Me sa duket, unë isha i vetmi në mëshirën e tij. Sepse, kishte pranuar ta punësonte gruan time.

 Lajm i mirë qenka Sam - Jaida sinqerisht ishte gëzuar! - E kam krejt të qartë se kjo nuk do të ndodhte sikur ju të mos ndërhynit me të Jaida, ai po e shikonte me një shenjë falënderimi të thellë. Unë dhe gruaja ta dimë për nderë. Më e pakta është që një natë, të ftojmë për darkë. - Por, me kusht që darka të jetë në shtëpinë tonë! Sam e kishte shikuar për një kohë të gjatë, me shikimin që i tregonte respekt. Ju jeni një margaritar në këtë botë, Jaida. Do të duhej që..

(Kosova Sot Online)