Roman dashurie: Në shikim të dytë (32)

  • E.K /
  • 22 June 2022 - 15:56
Roman dashurie: Në shikim të dytë (32)

Papritmas u krijua heshtje. Megjithatë, Jayda e dinte çka donte të thoshte Sam. Se duhet ta kërkojë një të dashur tjetër. Apo që, të paktën, ta mësojë Marcusin që ta trajtojë në një mënyrë më të mirë. - Të kam blerë diçka në Dubai, Sam - Jayda me qëllim e ndryshoi temën. Nga çanta nxori një palë dorëzash të buta për vozitje, si dhe një kuti të hurmave me sheqer. - Dorëzat janë për ty, kurse hurmat për fëmijët e tu. - Zonjusha Molen! - Sam mbeti i habitur nga gjesti i saj. - Nuk është dashur, me të vërtetë! Por, faleminderit! Shumë faleminderit! - Këto janë imtësi, Sam... - ia ktheu Jayda, duke ofsharë lehtë.

 Më thuaj, ku është aktualisht z. Conti? - Mendova se e dinit këtë... - tha Sam i hutuar. - Jo, nuk e di... - Ai... Ai ju pret në shtëpinë tuaj... Jayda mori frymë edhe një herë. Kësaj here thellë. Por, nuk u frikësua. Ishte e gatshme që të ballafaqohej me Marcusin. Qaforja në qafën e saj simbolizonte sigurinë që kishte fituar në vetvete. Biseda joformale me Samin, gjatë së cilës ia tregoi përjetimet nga Dubai, ndikuan që Jayda të relaksohej edhe më shumë. Kur hyri në banesën e vet, ishte tërësisht e qetë dhe me vetëbesim të lartë. Mbeti e tillë edhe pasi para saj doli Marcus, i tëri i kapluar nga xhelozia dhe me krenari të lënduar.

Që në shikim të parë shihej se nuk ishte në disponimin e tij të rëndomtë, se nuk ishte në zotërim të situatës. Diçka, sikur asnjëherë më parë, kishte dalë jashtë kontrollit të tij. E, ai këtë e kishte shumë të vështirë që ta duronte... - Përshëndetje, Marcus! - i tha Jayda, duke dalë me guxim para tij, e vendosur që të mos marrë asnjë fije të fajit përsipër, që të mos e pranonte asnjë akuzë. - Atë qafore... - shikimi i Marcusit me një shpejtësi të madhe u përqendrua te diamantet e përpunuara, të cilët shkëlqenin në qafën e Jaydës. - Këtë ta ka blerë ai sheiku, apo jo?! - tha ai me zemërim.

 Po. Haradi ma ka blerë. A të pëlqen? - e pyeti ajo duke e sfiduar. Marcusi atëherë ia mësyu, e palosi për muri, duke i bërë presion me trupin e tij dhe duke ia ngritur duart mbi kokë. - Me çka e ke merituar një dhuratë kaq të shtrenjtë, Jayda? - ulëriti ai, i gatshëm që të eksplodonte çdo moment. Falë faktit që në mësymjen e Marcusit ndaj saj nuk ndjeu aspak agresion, por vetëm një zemërim të një mashkulli i cili besonte se e kishin tradhtuar, Jayda nuk e humbi toruan.

 E kam merituar me faktin që Harad ia kishte mbushur mendjen vetes se unë jam femër e veçantë! - tha me ironi, duke e shikuar Marcusin drejt në sy dhe duke ndier mbushjen e gjoksit të tij me ajër. - Gjatë shoqërimit tonë, ai fitoi një përshtypje krejt të gabueshme rreth meje. Psh, se jam e sinqertë, besnike, emocionale, e dashur dhe e bukur dhe se nuk jam interesxhike dhe nuk jam e preokupuar me gjëra materiale. Unë i thash se ishte duke gabuar. Sepse, po të isha krejt këto, ti kaherë do të ma blije një qafore të këtillë, apo jo Marcus? - tha ajo, duke aktruar naivitetin. - Apo, një tjetër, të ngjashme me këtë. Me rubinë, për shembull. I mposhtur nga fjalët e Jaydas, Marcus e lëshoi atë dhe ngadalë u largua nga ajo. Ishte i kthyer me shpinë, kur tha me zë të ngjirur: - Nuk ke të drejtë, nëse mendon se nuk të konsideroj të veçantë.  Duket se nuk jam mjaft e veçantë, aq sa për ta marrë një qafore. - Hajde, të lutem, Jayda! - nuk u durua më Marcus. - Prej kur ti je e interesuar për qafore?! Habitem sesi e more edhe këtë! - Më saktësisht, atë ma dhanë me të arritur në Detro

(Kosova Sot Online)