Roman dashurie: Në shikim të dytë (34)

  • E.K /
  • 24 June 2022 - 15:53
Roman dashurie: Në shikim të dytë (34)

Jaida ka paketuar valixhet, ka përgatitur banesën, ka bërë dush dhe vetes ia kishte përgatitur darkën, e kur ishte ulur në tavolinë, i ra ndër mend se mund ta ftonte miken. Asaj dëshironte t'i tregon për kohën në Dubai. T'ia tregonte fotografitë dhe t'ia jepte disa dhurata që ia kishte blerë. Bony me kënaqësi i ishte përgjigjur ftesës së saj. Marrë parasysh se banonte afër, për 20 minuta ajo ishte aty. Gjella ishte e ngrohtë, kur dy miket ishin ulur të bisedojnë, Jaida në fillim kishte dashur ta pyeste për situatën në punë, por Bony kishte insistuar që ajo të fillonte e para, rreth dhe për Dubain.

Gjatë tregimit, Jaida nuk e kishte përmendur Harad-in. Mirëpo, kur ato filluan me kafenë, i ishte dashur t'ia shpjegonte kush ishte ai zeshkani i bukur, i cili gjendej pothuajse kudo në fotot e saj. - Ky është Harad-i, përkatësisht sheiku Ben Akib. - Sheik - u habit Bony. Ky bukurosh qenka sheik?! - Apo çkado qoftë ky titull - Bony e painteresuar kishte ulur krahët. Kryesisht as Harad nuk mban diçka të veçantë në lidhje me titullin. - Kur dikush është kaq i bukur, mundet të jetë edhe i pastrehë dhe lypës! Kush është ai Jaida? - Harad-i ishte mikpritësi im i këndshëm, i cili më ka dërguar në të gjitha vendet tërheqëse në Dubai.

Mi ka kushtuar disa ditë, derisa ne kemi vizituar shumë objekte të ndryshme, kemi kalëruar devetë nëpër shkretëtirë. Ishte kjo një kënaqësi që nuk mundem ta harroj. - Hm... - po murmuriste Bony, derisa shikonte fotografitë. Tani e kam të qartë se Marcus qenka zemëruar, në mungesën tënde . . . - Zemëruar - Jaida po bëhej naive. Edhe pse kishte besim në Bony-n, duhej të ruhej të mos ia pranonte lidhjen me Marcus-in, kjo sepse ai ishte i martuar, dhe atë me gruan që ishte pronare e Qendrës Tregtare nga e cila merrnin pagat. Së paku, kaq duhet ta respektonte Ritan. Pas shpinës të mos ia thoshte këto fjalë për burrin e saj. Por, dukej se për këtë lidhje e dinin të gjithë.

Përkundër kësaj, Jaida ishte e vendosur mos t'ia vërtetonte askujt. - Sa e pamundur është ta përshkruash sjelljen e zotërisë, që nga kthimi i tij nga Dubai, Jaida - Bony po e shikonte me kujdes atë, sa për t'ia treguar. Ishte aq i padurueshëm, sa që të gjithë largoheshim nga rruga e tij. Pa nevojë ju bërtiste të tjerëve, na i shikonte gabimet, fliste për secilën imtësirë. Të gjithë shikoheshim kur ai vinte dhe kemi dashur që sa më pak të vërehemi, unë personalisht ia kisha frikën. -Nuk besoj se... - E vajzat që të kanë zëvendësuar - Bony nuk e la ta përfundonte fjalinë e filluar. Ato secilën ditë e kanë përfunduar me lot në sy.

 Vajzat që më kanë zëvendësuar, pse vallë kishte shumë? - Për çdo ditë kishte sjellë nga një vajzë tjetër për të zëvendësuar, sepse me asnjë nuk ishte i kënaqur. Kathryn nga reklamat e vetmja kishte përfunduar një ditë pa dhimbje koke dhe pa lot. - Mendoj se gabimisht i ke interpretuar arsyet pse ai ishte sjellë më ndryshe se zakonisht Bony. Ai thjesht, ishte i brengosur për shëndetit e gruas së tij. Me siguri se keni dëgjuar se kishte pësuar aksident? - Kemi dëgjuar edhe për këtë. Nga një aksident si ai nuk vdiset, me aq sa e di unë. - Po, por, gruaja me siguri ka përjetuar stres - Jaida po luante edhe në atë letër, edhe pse as vet nuk e besonte këtë. (vijon)

(Kosova Sot Online)