Roman dashurie: Në shikim të dytë (38)

  • E.K /
  • 29 June 2022 - 15:53
Roman dashurie: Në shikim të dytë (38)

Me gjasë jam edhe njëra, e edhe tjetra, kur mbijetoj në një lidhje pa dashuri. Sido që të jetë, mund të jeni e qetë zonja Halloway. Marcus nuk është i dashuruar në mua. E nëse, përkundër të gjithave, ende insistoni që të ndahemi, e keni fjalën time se do të tërhiqem e para. - Hëm... - Rita edhe një herë e mati Jaydan me shikim. - Ti je vajzë interesante... - Thuajse më vjen keq që Marcusi ta ka thye zemrën. Por, e di? Edhe mua! Sepse, vetëm pasi që dyshova se e donte një grua tjetër, kuptova se nuk dua ta humb! Nuk dua të heq dorë nga ai. Dua që të provojmë që përsëri të jetojmë si çift bashkëshortor.

E, kjo d.m.th. që të flemë në të njëjtën dhomë dhe t'i qëndrojmë besnik njëri-tjetrit. - Unë nuk do t'ju bëj probleme - premtoi Jayda, derisa zemra i copëtohej në miliona copë. - Shkëlqyeshëm! Jam e sigurt që edhe Marcus do ta mbështetë idenë time. Ai shumë mirë e di se çka do të ndodhte, po të më refuzonte! Pasi që i tha këto fjalë, duke ia tërhequr vërejtjen, Rita mori çantën nga tavolina dhe, me hapa të shpejtë, doli nga zyra. Duke marrë frymë thellë dhe e shqetësuar, Jayda shikonte shpinën e Marcusit, duke pritur që ai t'i thoshte diçka, diçka që do ta ngushëllonte. Por, ai heshtte. Jayda e interpretoi këtë si shenjë të keqe. Shumë të keqe. - Thuaj diçka tani, he qofsh mallkuar! - bërtiti, duke vendosur dorën mbi zemrën, e cila i dhembte si kurrë më parë.

 

 A nuk të vjen aspak keq?! A nuk të vjen keq që po ndahemi?! Marcus e lëshoi gotën që e kishte mbajtur në dorë deri ato momente dhe ngadalë u kthye kah Jayda. - Rita ka të drejtë - tha shkurtimisht, duke e shikuar me sytë në të cilët lindte një jetë e re. - Si... Si po mendon? - e pyeti, duke u dridhur e tëra. - Për çka ka të drejtë? - Ka të drejtë kur thotë se të dua. - Por, ti nuk më do mua, Marcus! - tha ajo me dhembje. - Të dua! - ia ktheu ai me forcë. Përkundër dyshimit të saj, Jayda nuk mundej ta parashikonte pamjen e dashurisë në fytyrën e Marcusit dhe oqeanet e butësisë në sytë e tij. Filloi të qante, ende e bindur se do ta humbte. - Përkundër kësaj, do të më lësh, apo jo? - mezi arriti të thoshte, sepse nofulla i dridhej fuqishëm.

 E di çka d.m.th. kërcënimi i Ritës. Do të t'i marrë të gjitha, nëse nuk i kthehesh. - Edhe, çka!? - i tha Marcus, duke i rrudhur super dhe duke u nisur kah ajo. - A do të pranoje ti të martoheshe për një burrë pa punë dhe pa para? - Ti... - Jayda thjesht mbeti pa frymë nga eksitimi. - Ti do ta bëje këtë? - Po! Nëse ti nuk e ke ndërmend që të shkosh me atë arapin. - Natyrisht se nuk e kam atë mendim! Unë ia thash atij lamtumirën mbrëmë. Njëherë e mirë! - Atëherë, pse e fute në banesën tënde? - A na ke përcjellë, a? - ajo u trondit nga ky zbulim. - Po. Dhe, mezi jam duruar që të mos hyja edhe unë aty, pas jush. (vijon)

(Kosova Sot Online)