Ndiqni këto këshilla për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme

  • E.K /
  • 14 July 2022 - 14:27
Ndiqni këto këshilla për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme

Ndërtimi i një marrëdhënieje është e lehtë, por mbajtja e saj kërkon shumë përpjekje. Me kalimin e kohës, marrëdhëniet përballen me ulje-ngritje, konflikte dhe keqkuptime.

Megjithatë, t’i mbijetosh gjithçkaje dhe të mbash marrëdhënien tënde të paprekur është një art i më vete. Të kesh një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur ju jep paqe mendore, ju bën të ndiheni të dashur dhe ju lejon të përqendroheni në punë të tjera.

Ju gjithmonë mund të gjeni një mënyrë për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur.

Përkushtojini kohë partnerit

Pavarësisht se sa i zënë jeni, duhet të kaloni pak kohë me partnerin tuaj. Nëse keni pasur një javë shumë të ngarkuar, atëherë investoni fundjavën tuaj duke dalë me ta dhe duke kaluar gjithë ditën me ta. Kjo do t’i bëjë ata të ndihen të vlerësuar dhe të respektuar.

Psikologu klinik Joseph Cilona tha:

“Përkushtohu për të investuar një orë – në mënyrë të vazhdueshme – për të punuar për të forcuar marrëdhënien tuaj, për të zgjidhur problemet dhe për ta bërë atë më të kënaqshme.”

Mos u dorëzo kur të ndiheni sikur shkëndija mes jush ka ikur

Dashuria nuk është gjithmonë ‘flutura në stomak’. Në ditët ose muajt e parë, mund të ndjeni adrenalinën kur takoni dashurinë e jetës suaj. Megjithatë, me kalimin e kohës, ne mësohemi me praninë e tyre, zakonet e tyre e kështu me radhë, të cilat mund të largojnë nxitimin hormonal. Por kjo nuk do të thotë se dashuria ka mbaruar ose marrëdhënia ka marrë fund. Në këtë kohë, ju duhet të punoni për të. Bëni diçka që do të ndezë sërish marrëdhënien.

Komunikoni problemet tuaja

Të qenit i sinqertë është çelësi për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme. Sigurohuni që t’i komunikoni problemet tuaja me partnerin tuaj. Tregojuni atyre se çfarë ju shqetëson dhe pyesni nëse po përballen me ndonjë problem. Të gjithë kanë nevojë për mbështetje dhe dikë për t’u besuar, dhe partneri juaj është vendi më i sigurt.

Mos prit një person të vetëm të jetë gjithçka

Terapisti i familjes dhe autori i librit “You Are Not Crazy: Letters from Your Therapist”, David Klow nxjerr në pah problemin që ndonjëherë njerëzit presin që partneri të luajë role të shumta në të njëjtën kohë.

Ai tha se njerëzit presin që partnerët e tyre të jenë miq të mirë, të besuar, bashkëprindër dhe shoqërues. Nëse ata nuk janë në gjendje të përmbushin të gjitha rolet, njeriu ndihet i zhgënjyer duke çuar në prishjen e marrëdhënies. Ai theksoi se duhet pritur që ata të përmbushin disa pika, por jo të gjitha.

Flisni për menaxhimin e lekëve

Menaxhimi i financave është vërtet i rëndësishëm për të pasur një marrëdhënie të mirë.

Psikologu klinik me bazë në Manhatan, Joseph Cilona, ​​thekson:

“Një çift që komunikon qëllimet e tyre financiare dhe është i gatshëm të punojë së bashku për t’i arritur ato, ka të ngjarë të ketë një lidhje më të thellë.“

(Kosova Sot Online)