Roman dashurie: A mund të të vardisem? (9)

  • E.K /
  • 13 July 2022 - 15:52
Roman dashurie: A mund të të vardisem? (9)

"Clarie, shpirt. Të lutem, më dëgjo" filloi me zërin, q në këtë ishull të braktisur dukej tepër i lartë. "Ti nuk ke ankthe. Nëna jote me të vërtetë ka vdekur". ''Jo, jo". Mos thuaj diçka të tillë". Marc-u ka ngritur kokën dhe i ishte ofruar për ta shikuar. "Duhet të ballafaqohesh me faktet, Vilo! Nuk do të përmirësohesh nëse ende shtiresh se po ëndërron". "Jo" bërtiti me pikëllim. "Nëna është e bukur dhe plot jetë dhe të gjithë e duan. Edhe ti po ashtu! E kam ditur se e ke dashur nga momenti i parë. Përse tani flet fjalë të tilla'?' Marc-u duke mos e kuptuar po e shikonte.

Për çfarë dreqin ajo po flet? A mos vallë ka menduar që ai dhe Lynn... sa tmerr! Nga ana tjetër, si ka mundur Claire çfarë e lidh atë dhe Lynn? "Claire,nëna jote të ka dashur shumë. Do të bisedojmë për këtë derisa je këtu". Mbylli sytë. Fytyrën e kishte plot dhimbje derisa nëpër qerpikë i rridhnin lotët. "Qaj shpirt. Por, e di se Lynn nuk do të donte kështu. Ka dashur jetën dhe gjithmonë ka dashur më të mirën për ty. Prandaj edhe para vdekjes ka lutur Tony-n që për ty të thërrasë avokatin". Claire po qante e qetë, e Marc ka vazhduar. "As Lynn nuk ka harruar qëndrimin tuaj në Angli.

Pak kohë para fatkeqësisë ishte me Tony-n në vendin ku ishit ju të dyja. Shpirt, kam folur me Tony-n në telefon. Ai nuk ka mundur ta kuptojë përse Lynn nuk i kishte folur për ty. Besoj se e ka dashur shumë dhe asgjë si pengonte mosha e vërtetë. A më dëgjon fare Vilo"? Claire qante pa pushim. Marc ka ndjerë aromën e lëkurës së saj. "Ja, merre shaminë time". Claire e morri dhe me fytyrë u hedh në të. Marc po e ngushëllonte. "Do të përgatis darkë të lehtë që të mund të flesh, në rregull"? Claire ishte qetësuar. "Kaq shumë kam frikë", tha me mundim.

"A nuk është tmerr? Unë jam grua e rritur dhe kam frikë nga vetmia". "Jo shpirt. Kjo nuk është aspak qesharake. Por nuk do të jesh vetëm. Unë do të jam afër, në kuzhinë. Pos kësaj, do të jam gjithë natën dhe do të kujdesem për ty". "Por...edhe ti duhet të flasësh". "Mos u brengos për mua", tha me buzëqeshje. "Por ti je i lodhur. A nuk e ke të vështirë të kujdesesh për mua"? "Me të vërtetë po bëhesh qesharake", mu përgjigj. U ngrit duke e lëshuar në shtrat dhe ia vuri jastëkun. Pak nga pak, kishte dashur t'i ndihmonte ta pranonte vdekjen e nënës. Nuk do të jetë e lehtë. Shpejtë e kishte kuptuar se e ndezte teksa e shikonte atë në shtrat. Tani, duhet të kujdesej për të si për foshnjën. "Nuk jam e uritur", tha qetë. "Duhet të hash" tha derisa dukej qartë se po brengosej për të. Claire po fshinte lotët. "Do të bëj dush derisa ti je në kuzhinë". E puthi në majë të hundës. "Kështu po më pëlqen më shumë". Më pas Claire shkoi në banjë, ishte zhveshur ngadalë. Ishte lagur me ujë të ftohtë. Pasi doli nga banja, kur u shtri, përsëri lotët po i dilnin. (vijon)

(Kosova Sot Online)