Roman dashurie: A mund të të vardisem? (12)

  • e.k /
  • 16 July 2022 - 16:01
Roman dashurie: A mund të të vardisem? (12)

"Si mund të thuash diçka të tillë" pyeti Claire. "Për mua janë kujdesur dado, derisa nëna më ka dërguar në internat. Natyrisht, kam pasur veshje të mirë dhe gjithçka që kam dashur, por ...". "Ke dashur dashurinë dhe kujdesin e nënës tënde" tha me qetësi Marc-i. "E nëna jote ka dashur famë dhe pasuri. E di dhe vetë si ishte ajo e rritur. Lynn dhe John që të dy ishin ambicioz. Kanë punuar shumë për të arritur qëllimet e veta. Lynn më ka folur për kohën kur ka punuar si modele dhe si vinte në shtëpi e lodhur për vdekje". "Nuk e dinte se kisha nevojë për pak kohë të saj"? "Claire, ajo ishte e zhytur midis ambicies dhe dëshirës të jetë me ty.

Ajo atëherë ishte modelja më e kërkuar në Nju-Jork, por e dinte se nuk do të ishte gjithmonë e tillë. Mendoj se brenga më e madhe e saj ishte kujdesi financiar ndaj teje. Jo vetëm që ka fituar, por edhe ka investuar të holla që ti të jesh tani femër e pasur". "Por kjo nuk do të thotë asgjë" Marc e shikonte me dashuri. "Kjo është një nga arsyet përse më je kaq e veçantë. Me ty e di se të kam mike, jo vetëm se ke të holla. Por, duhet të tentosh ta kuptosh Lynn-in. Duke ta siguruar jetesën ka dashur ta tregojë dashurinë për ty". Claire më pas iu ofrua dritare derisa po dëgjonte atë teksa fliste. Ishte shumë e hutuar. Marc gjithmonë kishte shpjegime për sjelljet e nënës së saj. U kthye dhe e shikoi.

Nëse kurrë nuk e kishte dashur Lynn-in, përse e kishte sjellë këtu? "Marc, përse e bën gjithë këtë për mua"? "Eja këtu Claire" tha me një zë të qetë. Claire kaloi drejt tij. Me kujdes kishte vendosur duart te ai. Me kujdes kishte hapur një buton nga këmisha, kishte liruar gjoksin me shikime dhe ledhatime, Claire po mbante frymën derisa ai po e puthte dhe e përkëdhelte. Në buzë i ishte shfaqur një buzëqeshje dhe e shikonte në sy. Në sytë e saj shihej dashuria. "Sonte kam dashur të dërgoj nga ishulli në tokë" tha me zë të butë, "nuk kam planifikuar... oh Zot, sa shumë të dëshiroj". "Marc, më dashuro", tha me zërin që po i dridhej. Pa bërë zhurmë e ka dërguar në dhomë dhe rrobat i ranë në dysheme. Një hënë e argjendtë po ndriçonte hënën.. Claire po ndihej thuajse gjithë jetën e kishte pritur këtë moment, sikur gjithçka që kishte bërë ishte se kishte pritur këtë natë.

Nëna shkëlqente trupin e saj lakuriq. Marc ishte ulur në kënd të shtratit dhe po e shikonte pamjen që po dhuronte nata. Për një moment kishte menduar për vendimin që të largohej dhe ta largojë Calire-n nga jeta e tij. Por, shikimi në trupin e saj e kishte zgjuar nga ai mendim. Duhej ta kishte pa kushte. Derisa Marc kishte zhveshur të brendshmet, edhe Claire kishte bërë të njëjtën. Më pas ishin shtrirë pranë njëritjetrit duke u shikuar. Claire kishte hedhur duart rreth qafës së tij. Trupin e saj e ka kapluar një zjarr, e ai u lakua drejt saj dhe e puthi. Buzët ishin kthyer drejt qafës së saj dhe ajo po ofshante nga lumturia. Përnjëherë buzët dhe duart e tij ishin gjithkund. Gishtërinjtë e tij ledhatonin gjoksin e saj, barkun dhe ijët. Marc e kishte ledhatuar derisa ajo po e dëshironte shumë. E ka përqafuar duke bashkuar gjoksin e tij me gjoksin e saj. Aq shumë e dëshironte sa që kishte filluar të ndjente dhimbje. (vijon)

(Kosova Sot Online)