Roman dashurie: A mund të të vardisem? (14)

  • E.K /
  • 21 July 2022 - 15:49
Roman dashurie: A mund të të vardisem? (14)

"A je e lodhur", pyeti lehtë duke kapur me dorë gjoksin e saj. "Do të duhej të isha. Marc, çfarë dite e bukur! Të faleminderit që ma ke treguar derën e parajsës". "Të faleminderit ty dashuri për kohën e bukur". Claire lehtë ishte skuqur. "Kur isha në dush, po mendoja...''. "Nuk duhet të mendosh, së paku tani jo"! "Ah ashtu, e çfarë të bëj''? "Më së miri do të jetë nëse je e qetë dhe të mos më pengosh në aktivitetin e rëndësishëm". "E ai do të ishte", e pyeti me buzëqeshje. "Të shikoj se çfarë të bëj me këtë gjoks kaq të bukur". U lakua tek ajo dhe e mbuloi me puthje.

"Relaksohu" pëshpëriti. "Vetëm ndiej", Marc me dorë kishte mbuluar gjoksin e saj dhe më pas e kishte ledhatuar. Më pas e tërhoqi pranë vetes, dhe e kishte puthur. Claire kishte mbyllur sytë kur ai e kishte puthur. Një valë e të nxehtit e kishte mbuluar trupin e saj. Ishte mbështetur te ai. Duke mos ndarë buzët nga gjoksi i saj, me dorë kishte ledhatuar barkun e saj. Claire po ofshante nga kënaqësia. E kishte përqafuar fort dhe ijët e saj i kishte mbështetur te ai. Më pas ishin bashkuar, derisa kishin arritur kulmin. Ashtu të lodhur nga pasioni, kishin fjetur të përqafuar. Më pas, Claire ishte ulur në luhatëse dhe po shikonte perëndimin e diellit. Ajo kishte përgatitur një sallatë nga spinaqi dhe e kishte vendosur në tavolinë.

Ishulli kishte një ndikim tek ajo. Koha që kalonte me Marc-un ishte kaq e mirë, por ajo e kishte vërejtur se midis tyre kishte një barrierë e dukshme. Kishte momente kur ishte e sigurt se ai e dashuronte me të vërtetë. Por, dinte të heshtje e tëra në mendime nganjëherë. Claire kishte ndaluar mendimet se aty kishte ardhur dhe Marc-u. "Këtu qenke, ti je mbretëresha e ishullit". I tha derisa po shkonte te ajo. Së bashku e kanë përfunduar darkën. Kur ishin ulur, ai po e shikonte atë me ngulm.

"Po dukesh magjike sonte". "Ky fustan nuk është edhe aq i përshtatshëm për këtë moment, por kishe nevojë të rregulloheshe sonte. Marrë parasysh sa seksi dukesh në kostumet e larjes, më vjen mirë që je veshur kështu, sepse nuk do të mund të hanim darkë''. Marc-u ishte ndërruar për Claire sonte. Tani veshur kishte në gjysmë bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtë. Derisa kanë biseduar me ton aspak obligues. Claire përnjëherë u dridh dhe Marc e kapi për dorë. "A je mirë" e pyeti. "Po, vetëm për një moment kisha një ndjenjë aspak të zakontë... e di si thonë, thuajse dikush po ec sipër varrit tënd. Ndoshta do të duhej t'i mbyllja dritaret. Pas këtij shiu, me të vërtetë është ftohur". Marc e shikoi. "A ndihesh më mirë"? U ngrit duke e qetësuar dhe buzëqeshi. ''Po, shumë mirë jam. Eja ta përgatisim kuzhinën". "Nuk duhet ta lëndojmë nesër Silas-in". "Silas nesër shkon për peshkim. Pra, kthehu dhe ndihmoj për tavolinën". (vijon)

(Kosova Sot Online)