“Të jetë i lidhur mirë dhe i siguruem”/ Zbulohet urdhri i Mehmet Shehut për Prek Çalin
Pas prishjes së mureve të kullës së antikomunistit Prek Çalim debatet vazhdojnë të jenë serish të ndezura.
Në vijim të ngjarjes historiani Kastriot Dervishi shkruan se Prek Çalin e kishin frikë edhe të lidhur.
Në një postim në rrjetin social “facebook” Dervishi publikon një dokument të rrallë ku Mehmet Shehu u kërkon partizanëve të jenë të kujdesshëm gjatë transportit të tij.
Postimi i plotë:
Edhe të lidhur e kishin shumë frikë Prek Çalin
Pasi Prek Cali u dorëzua, më 17.2.1945 komandanti i operacionit
Gjeneral-major Mehmet Shehu, i kërkonte përgjegjësit të partizanëve që shoqëronin “kriminelin e luftës” Prek Cali që të kishte shumë kujdes gjatë transportimit të tij nga malësia në qytet. Kjo shihet me urdhrin e posaçëm të nesërmen e ditës së arrestimit. Edhe të lidhur e kishin shumë frikë Prek Calin.
(Kosova Sot)