LE TEMPS (1939) / MBRETI ZOG, PËR ARSYE SHËNDETËSORE TË LEKËS, ANULLOI VIZITËN E QYTETIT TË BERGENIT DHE FJORDEVE NORVEGJEZE

  • 17 tetor 2018 - 17:03
LE TEMPS (1939) / MBRETI ZOG, PËR ARSYE SHËNDETËSORE TË LEKËS, ANULLOI VIZITËN E QYTETIT TË BERGENIT DHE FJORDEVE NORVEGJEZE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Tetor 2018

 

“Le Temps” ka botuar të mërkurën e 26 korrikut 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me familjen mbretërore shqiptare, e gjendur asokohe në kryeqytetin norvegjez, Oslo.

 

Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë kanë patur në plan të vizitonin Bergen-in dhe fjordet e bregut perëndimor të Norvegjisë, por gjendja shëndetësore e djalit të tyre, Lekës, i ka detyruar ata të heqin dorë nga ky projekt.

 

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë te gazetës franceze, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

 

Norvegji

 

Udhëtimet e mbretit Zog

 

Na telegrafojnë nga Oslo :

 

Mbreti Zog i Shqipërisë, mbretëresha Geraldinë dhe djali i tyre, të cilët gjenden tashmë në Oslo, synonin të bënin një udhëtim në Bergen dhe në fjordet e bregut perëndimor të Norvegjisë.

 

Për arsye shëndetësore të djalit të tyre, ish-sovranët hoqën dorë nga ky projekt. Ata do të largohen për në Francë brenda pak ditësh, por mbreti Zog ka shprehur synimin e tij për t’u kthyer së shpejti në Norvegji për të vizituar bregun perëndimor.

 

 

Na telegrafojnë nga Tirana :

 

Një komision i kryesuar nga komandanti i përgjithshëm i xhandarmërisë mbretërore sapo ka vendosur të sekuestrojë dhe konfiskojë të gjithë pasurinë e Ahmet Zogut, ish-mbretit të Shqipërisë dhe këshilltarëve të tij kryesorë.

 

Deklarohet se ky vendim justifikohet nga fakti se mbreti Zog dhe bashkëpunëtorët e tij “kanë pasur një aktivitet anti – kombëtar”.

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1939-mbreti-zog-per-arsye-shendetesore-te-lekes-anulloi-viziten-e-qytetit-te-bergenit-dhe-fjordeve-norvegjeze/

(Kosova Sot)