Nexhmije Hoxha mbush 98 vjeç, ja urimi i ish-anëtarit të Byrosë Politike

  • 09 shkurt 2019 - 08:44
Nexhmije Hoxha mbush 98 vjeç, ja urimi i ish-anëtarit të Byrosë Politike

Ish-anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qëndror, Muho Asllani, në një postim të bërë publik në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka uruar gruan e ish-diktatorit Enver Hoxha, me rastin e ditëlindjes së saj të 98-të. 

“Gëzuar 98-vjetorin e ditëlindjes”, ka shkruar Asllani bashkangjitur me një foto të tijën në krah të Nexhmije Hoxhës.

Ndërkohë në këtë postim, të shumta kanë qenë edhe urimet që i janë bërë gruas së Hoxhës, duke treguar dashamirësi ndaj saj.

Asllani dhe Nexhmija, vijojnë të mbeten miq të mirë, ndërsa ky i fundit nuk harron që në ditën e ditëlindjes si dhe në ditën e vdekjes së Enver Hoxhës, të shkojë dhe të bëjë vizitë në shtëpinë e tij për ta kujtuar.

Image

(Kosova Sot)