“Do ndërhyjnë anglo-amerikanët, do anulojnë zgjedhjet e do lirojnë të burgosurit” (Dokument)

  • 12 mars 2019 - 10:40
“Do ndërhyjnë anglo-amerikanët, do anulojnë zgjedhjet e do lirojnë të burgosurit” (Dokument)

Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit/ Komentet në burgje dhjetor’46: Halo Kuci, Sami Koka, Sulejman Vuçiterni, Bilal Nivica dhe Zenel Prodani bisedojnë se zbarkimi nga Anglo-Amerikanët  në Shqipëri  është i paevitueshëm.”

Ndër praktikat më të zakonta të punës në Komitetin Qëndror të Partisë Komuniste, duke nisur nga vitet e para të regjimit e deri në shembjen e diktaturës ishte informimi mbi gjithçka thuhej e veprohej në popull, nëpër ndërmarrje  shtetërore, administratatë, institucione, kooperative, kampe internimi e  sidomos në burgje. Përgjimi bëhej kryesisht përmes rrjetës së spiunazhit të ngritur në çdo sektor të jetës në diktaturë. Në vazhdën e këtyre përgjimeve përfshiheshin edhe fjalët që njerëzit thonin mes tyre si parashikime, komente, etj.

Lexo edhe këtë: Pse Greqia, Jugosllavia dhe Italia i trembeshin zbarkimit të sovjetikëve në Shqipëri?

Në dhjetor të vitit 1946, ishin mbledhur thënie e komente të njerëzve në gjithë Shqipërinë, por edhe brenda ndër burgje. Mes shumë dokumenteve mbi këto thënie veçojmë për publikim në arkivën tonë  online Kujto-al, këtë dokument të shkurtër ku renditen në formë alarmante komentet e disa të burgosurve politikë. Dokumenti thotë:

“Kanë përhapur parulla më burg duke thënë se : Qeveria anglo-amerikane i ka dërguar një notë Shqipërisë me këto fjalë:

Anullimin e zgjedhjeve të 2 dhjetorit.
Formimin e një qeverie kualicioni.
Zgjedhje të reja dhe të lira
Lirimi i të burgosurve.

Halo Kuci, Sami Koka, Sulejman Vuçiterni, Bilal Nivica dhe Zenel Prodani bisedojnë se zbarkimi nga Anglo-Amerikanët në Shqipëri është i paevitueshëm.”

Image

(Kosova Sot)