Foto historike: 11 ushtarë i kishin drejtuar armët për ta pushkatuar, ai s’e ndalte buzëqeshjen

  • 07 shtator 2019 - 13:47
Foto historike: 11 ushtarë i kishin drejtuar armët për ta pushkatuar, ai s’e ndalte buzëqeshjen

George Blind, anëtar i  rezistencës franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore lindi në Belfot të Francës më 1906. Ai u arrestua nga nazistët më 14 tetor 1944 dhe 10 ditë më vonë bashkë me të burgosur të tjerë u dërgua nga Belfort në një kamp në Schirmeck, Alsace.

Më pas ata u transportuan në kampin e përqendrimit në Dachau, duke arritur atje në fund të tetorit. Gjermanët përdorën të gjitha llojet e torturave që ta bënin Blind të fliste por nuk arritën të nxirrnin asnjë informacion prej tij.

Fotografia e realizuar nga një ushtar gjerman që tregon Georges Blind të buzëqeshur para një skuadre pushkatimi në vitin 1944 u botua në revista e gazeta në të gjithë botën. 

Image

(Kosova Sot Online)