Kjo ishte Marigoja që qëndisi flamurin e shqiptarëve që u valvit Ditën e Pavarsisë, historia e jetës së saj: Jetën ai mori një sëmundje e keqe

  • G.G /
  • 24 August 2020 - 11:44
Kjo ishte Marigoja që qëndisi flamurin e shqiptarëve që u valvit Ditën e Pavarsisë, historia e jetës së saj: Jetën ai mori një sëmundje e keqe

Marigo Pozio, mbiemrin e vajzërisë e kishte Poçi, lindi në Korçë, me 2 shkurt të vitit 1882. Marigoja shkruante dhe botonte në shtypin e kohës mjaft poezi, si psh poezi kushtuar Avni Rrustemit.

Marigoja, vajza që tashmë ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e gjithë shqiptrëve, vuante nga t urbekulozi, sëmundje e pashërueshme për kohën. Po ashtu ajo humbi edhe shikimin gjatë viteve të fundit të jetës.Familja vuajti nga një sërë fatkeqësish, së pari me fëmijët e tyre, dhe më vonë me shëndetin e Marigosë për shkak të tub erkulozit.

Sipas Zhaneta Poçit , mbesë e Marigo Pozios, Marigoja e qendisi flamurin kombëtar sipas një modeli të Dom Mark Vasës, për pajën e saj, qëkurse ishte çupë. Këtë flamur ajo ja dha Ismail Qemalit.

Marigoja e qëndisi flamurin në një copë që e kishte blerë nga një tregtar me mbiemrin Diamanti. Më pas në gjithë dritaret e asaj godine janë valëvitur flamujt e stamposur nga Marigoja me përmasa 70 – 40 cm, me shkabë në mes dhe anash me shkrimin: “Rroftë Shqipëria”.

Në vargun e madh të rilindësve shqiptarë një vend të rëndësishëm ndër ata që ju kushtua çështjes së atdheut në ato çaste që po kalonte vendi ka qenë dhe patriotja me zemër të madhe nëna e kombit siç e quanin bashkëkohësit Marigo Pozion. Marigoja.

Marigoja ka qenë një nga figurat më të ndritura të periudhës së Rilindjes dhe pavarësisë, por edhe një nga gratë më të shquara të Shqipërisë së kësaj periudhe që nëpërmjet këtij shkrimi nuk mund të shpaloset me kompleksitetin e vet gjithë madhështia e kësaj figure, sublimiteti i jetës dhe veprës së saj për identitetin kombëtar dhe shoqëror për vlerat dhe karakterin e gruas shqiptare dhe emancipimin e saj në të gjithë Shqipërinë.

Në të gjithë veprimtarinë e saj spikati akti sinjifikativ i qëndisjes së flamurit që u valëvit në ditën e shpalljes së pavarësisë dhe si i tillë mbeti simbol duke u dekoruar me dekoratën më të lartë Flamuri i Kombit (Dekreti 3292 i datës 15. 04. 2002).

Marigoja filloi një veprimtari të gjerë politike atdhetare dhe emancipuese duke e shndërruar shtëpinë e saj në një çerdhe të vërtetë atdhetarizmi ku zhvilloheshin biseda, qaheshin halle dhe hartoheshin thirrje e dërgoheshin letra për ta bërë Shqipërinë të lirë të pavarur dhe të përparuar. Dokumentet flasin se në shtëpinë e çiftit Pozio shumë veteranë të çështjes kombëtare si Murat Toptani, Dervish Hima Çerçiz Topulli, Mustafa Qulli, Mihal Grameno etj.

(Kosova Sot Online)