4 stilet e flokut që do të jenë 'in' edhe në vitin 2018

  • 13 December 2017 - 15:32
4 stilet e flokut që do të jenë 'in' edhe në vitin 2018

Shumë shpejt do të hyjmë në vitin e ri dhe po mendojmë për ndryshimet e ndryshme. Besojmë se një nga ndryshimet që keni menduar është edhe ndryshimi i stilit të flokut. Këto stile të flokut do të jenë në trend gjatë vitit 2018.

STILI "PIRIE" I ZGJATUR

Image

Nëse do të dëshironit të shkurtonit flokun, por nuk jeni të sigurta se a ju shkon floku i shkurtë, ky stil i flokut e zgjidh problemin. Po ashtu, nëse keni flokë të shkurtë, e dëshironi t'i lëshoni, e përsëri që vetes t'i bëni një obligim të madh për tharjen e saj dhe stilin. Stili i zgjatur 'pixie' është zgjidhja.

STILI 'BOB' ME BALLUKE

Image

 Ju është mërzitur stili i flokut "lob"? Flokun mund ta shkurtoni për disa centimetra dhe ta freskoni dukjen në tërësi. Te ky stil i flokut 'bob' floku nga përpara është më i gjatë, më i shkurtë prapa, por jo aq dramatik si te 'bob' i zakonshëm. Një stil si ky sidomos duket mirë me balluke.

BALLUKE-PERDE

Image

Në vitin 2018, në skenën e stilit të flokut kthehen edhe balluket-perde, e këtë e dëshmon edhe kërkimi i madh në rrjetet shoqërore. Balluket-perde janë të shkëlqyeshme për ndryshimin drastik të dukjes, e të mos e prekni gjatësinë e flokut.

FLOKU I SHPRISHUR

Image

Stili i flokut të shprishur ishte shumë popullor gjatë gjithë vitit 2017, e ekspertët theksojnë se ky lloj i stilit të flokut do të jetë po aq popullor edhe në vitin 2018. Lirisht lini flokun dhe kënaquni në flokun e shkurtuar si të shkallëzuar.

(Kosova Sot)