5 mënyra për tu zgjuar me ‘flokun e ëndrrave’ tuaja

  • 16 February 2018 - 09:46
5 mënyra për tu zgjuar me ‘flokun e ëndrrave’ tuaja

1.Për të pasur flokun që keni ëndërruar gjithmonë, si fillim duhet të dini me çfarë po flini. Këllëfët e jastëkut nuk duhen të jenë material pambuku, sepse pambuku e bën flokun të thatë. Duhet të zgjidhni një material të lëmuar që e lejon flokun të jetë i lirshëm dhe nuk krijon probleme. Materiali më i mirë është materiali i satenit.

2.Duhet të t’i trajtoni flokët tuaj edhe gjatë natës. Fatmirësisht tani mund të gjeni në lehtësisht maska flokësh madje edhe në markete. Por duhet të keni parasysh që në mëngjes duhet t’i lani flokët, pra nuk duhet ta mbani maskën në flokë, për një rezultat më të mirë.

3.Zgjedhja e një materiali të lëmuar për këllëfin e jastëkut është një fillim i mirë, por nëse doni flokë të shëndetshëm dhe të bukur duhet të blini dhe një kapele. Edhe kapelja duhet të ketë një material sa më të lëmuar, për të mbajtur flokun në formën e duhur dhe për të hequr qafe majat e dyfishta.

4.Duke i kapur flokët sa më lart, të jeni të sigurta se flokët tuaj do të duken shumë më bukur dhe do të jenë më të lehtë për tu stiluar në mëngjes. Duhet të zgjidhni një lidhesë plastike dhe mund t’i kapni bisht ose topuz.

5.Mund të kapni disa gërsheta në stile të ndryshme. Edhe nëse i keni flokët të drejtë mund t’i lagni pak flokët dhe me disa fije të krijoni disa rrotullime. Të jeni të sigurta që flokët tuaj do të duken mahnitës kur të ngriheni në mëngjes nga gjumi.

(Kosova Sot)