Bëjeni vetë maskën që e largon zbokthin - Femra - Kosova Sot
Bëjeni vetë maskën që e largon zbokthin

Bëjeni vetë maskën që e largon zbokthin

Maska për flokë që përmban qepë, para së gjithash, është një ushqim i fuqishëm për lëkurën e kokë

Maska me qepë e hidraton lëkurën e kokës, pengon rënien e flokëve, përmirëson strukturën dhe përshpejton rritjen e flokëve. Me anë të kësaj maske njëherë e mirë do të çliroheni nga zbokthi, do ta parandaloni thinjen e flokëve dhe do t'i bëni flokët tuaj të shëndetshëm dhe të bujshëm. Maska me qepë paraqet një alternativë të shkëlqyeshme për preparate të gatshme, trasmeton gazeta Kosova Sot

PËRBËRËSIT: - 2 lugë të supës të lëngut të shtrydhur të qepës; - 1 lugë e supës mjaltë; - 1 lugë e supës majonezë; - 1 lugë e supës vaj ulliri.

PËRGATITJA: Të gjithë përbërësit i përzieni mirë dhe i fërkoni në lëkurë të kokës. Vendoseni kapelën e dushit dhe mbështilleni kokën me peshqir. Mbajeni atë për një orë, e më pas shpëlani flokët me ujë të nxehtë. Në vend të majonezës, mund ta shtoni një lugë vaj ricini, i cili në vetvete përmban vaj linolik, oleinik dhe palmitik, të cilat ushqejnë rrënjën e qimeve dhe ndihmojnë në rritjen e shëndetshme të flokëve. Mund ta shtoni edhe një vezë. Për arritjen e një efekti të qëndrueshëm, këtë maskë duhet përdorur 2 herë në javë, apo gjithsej, 30-40 tretmanë. 

(Kosova Sot)

4 orë e 15 minuta më parë
18/12/18