Sallata e gjelbër për zbutjen e skuqjeve nga dielli - Femra - Kosova Sot
Sallata e gjelbër për zbutjen e skuqjeve nga dielli

Sallata e gjelbër për zbutjen e skuqjeve nga dielli

Nuk ka dyshime se lëkura e kujdesur, është e bukur dhe me shkëlqim. Nëse rregullisht kujdeseni për të, me siguri se lëkura ua kthen në të njëjtën mënyrë, me freski dhe shkëlqim. Propozimi ynë është të përdorni sallatën e gjelbër. Jo vetëm se është e pasur me vitamina A, C, E, B1, B2, B3 dhe B6, por përmban edhe shumë kalcium, magnez, hekur dhe bakër. Losioni nga sallata e gjelbër zbut të skuqurat nga dielli. Pos kësaj, është e njohur edhe si "helm" kundër puçrrave. Nevojitet që gjethet e perimet t'i zieni në zjarr të lehtë për një orë e gjysmë. Kur t'i procedoni, ato i hidhni, por përgatisni lëngun. Lëngun e përdorni si losion, afati i kohëzgjatjes është tri ditë dhe duhet ta ruani në vend të errët e të ftohtë. Nëse për ju problem është lëkura e thatë, atëherë përgatisni maskë. Mjafton që disa gjethe të sallatës së gjelbër t'i zieni në ujë për një minutë, t'i nxirrni dhe t'i përzieni në garzë. Maskën e aplikoni në lëkurën e fytyrës, qafë dhe vende të tjera, nëse dëshironi ta freskoni. Pas gjysmë orë e hiqni kompresën dhe shpëlani lëkurën me çaj kamomili. 

(Kosova Sot)

17 orë e 29 minuta më parë
10/12/18