5 maska shtëpiake për flokë me shkëlqim - Femra - Kosova Sot
5 maska shtëpiake për flokë me shkëlqim

5 maska shtëpiake për flokë me shkëlqim

ALOE VERA PËR FLOKË ME SHKËLQIM

Aloe vera është burim për enzima që riparojnë qelizat e dëmtuara të flokut. Këto qeliza të dëmtuara shkaktojnë zbokth dhe tharje të flokut.

Përbërësit: 5 lugë xhel aloe vera; 2 lugë ujë; 1 shishe me prej.

Përgatitja: Së pari, përzieni xhelin nga aloe vera me një lugë për përbërje krem. Më pas, shtoni 2 lugët me ujë dhe përzieni. Pastaj, përzierjen e derdhni në shishen me sprej dhe e përzieni mirë. Lagni flokët me këtë maskë dhe e lini të veprojë për 10 minuta derisa të thahen. Pastaj, e shpëlani vetëm me ujë.

Aplikojeni 3 herë në javë.

MASAZH ME VAJ TË NGROHTË

Ki masazh me vaj të ngrohtë do të stimulojë folikulat e flokut dhe ndihmon rritjen e tyre. Për më shumë, ndihmon të keni flokë me shkëlqim dhe të mëndafshtë.

Përbërësit: 2 lugë vaj kokosi; 2 lugë vaj ulliri; 1 kapsulë me vitamina E; Peshqir pambuku; 1 litër ujë.

Përgatitja: Së pari, përzieni vajin me vitaminat E nga kapsula në një enë të vogël dhe e ngrohni. Shtrini peshqirin në ujin e ngrohtë. Më pas, hiqni peshqirin dhe e lini që të ftohet. Aplikojeni përzierjen e ngrohtë të vajit dhe vitaminave E në flokë. Pastaj bëni masazh të butë për 5 minuta. Mbuloni flokun me peshqir dhe e lini të veprojë derisa peshqiri të ftohet. Pastroni flokun. Aplikojeni 2 herë në javë. 

MASKË NGA SANËZA

Farat e sanëzës janë të pasura me proteina, hekur, vitamina C, kalium dhe lecitinë. Këta nutrient ndihmojnë në parandalimin e humbjes së flokut, parandalojnë zbokthin dhe dëmtimet.

Përbërësit: ¼ e gotës fara të sanëzës; 1 gotë ujë.

Përgatitja: Së pari, shtoni farat e sanëzës në ujë dhe i lini gjatë natës. Në mëngjes, përzieni farat me ujë derisa të keni një masë homogjene. Aplikojeni pastën në lëkurën e kokës dhe bëni masazh flokut. E lini të veprojë për 30 minuta. Më pas, shpëlani flokun si zakonisht. 

MASKË ME VEZË

Vezët janë burim për proteina, duke i përdorur do të keni flokë me shkëlqim, sepse vezët riparojnë dëmet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Përbërësit: Një vezë; 1 lugë vaj ulliri; 1 lugë mjaltë; Kapelë dushi; Përgatitja: Së pari, përzieni vezën, vajin e ullirit dhe mjaltin derisa të keni një maskë homogjene. Më pas, e aplikoni në lëkurën e flokut dhe në maja. Kur ta keni aplikuar maskën, vendosni kapelën e dushit. E lini të veprojë për 30 minuta dhe e shpëlani me ujë të ftohtë.

Aplikojeni dy herë në javë.

MASKË ME LIVANDË DHE LËNG TË QEPËS

Lëngu i qepës e bën më lehtë të menaxhueshëm flokun kaçurrel dhe ndihmon rritjen e tij. Lëngu i qepës është i pasur me biotinë, mangan, flavonoide, vitamina C, fosfor dhe acid folik. Në ndërkohë, vaji i livandës hidraton flokun.

Përbërësit: 1 lugë të madhe lëng të qepës; 1 lugë vaj esencial të livandës. Përgatitja: Përzieni dy përbërësit derisa të keni një kombinim. Aplikoni në lëkurën e kokës dhe flokë. Bëni masazh për 10 minuta. E lini të pushojë edhe për 10 minuta tjerë. E shpëlani me shampon natyral.

Aplikoni 3 herë në javë.

(Kosova Sot)

3 orë e 59 minuta më parë
10/12/18