Top 6 dobitë e lëvores së shegës, në shërbim të së bukurës - Femra - Kosova Sot
Top 6 dobitë e lëvores së shegës, në shërbim të së bukurës

Top 6 dobitë e lëvores së shegës, në shërbim të së bukurës

Shega nuk njihet vetëm për shijen e saj, por edhe për vetitë e saj të mahnitshme, që ofron në shërbim të së bukurës. Përderisa zakonisht janë konsumuar farat ose fryti, lëkura e kuqe ose lëvoret zakonisht hidhen. Por, sikurse fryti, lëvorja është e mbushur me dobi për bukurinë,raporton Gazeta Kosova Sot

VEPRON SI KREM NATYRAL PËR DIELL Lëvoret e shegës ofrojnë përbërës bllokues, që ndihmojnë ta ruani lëkurën nga rrezet e dëmshme ultravjollcë Udhëzimet: 1. Formoni pluhur nga lëvoret e thata të shegës 2. E vendosni në një enë 3. Kombinojeni me pluhur me kremin tuaj ose me losion, preferohet 20 minuta para se të niseni në plazh. Pluhurin mund ta kombinoni edhe me disa vajra esenciale dhe e aplikoni në fytyrë.

Image

 

PARANDALON PUÇRRAT DHE AKNET Lëvoret e shegës përmbajnë cilësi shëruese, në veçanti luftojnë puçrrat, aknet dhe njollat. Lëvorja është e mbushur me antioksidues, që mban larg infeksionet dhe bakteret Udhëzimet: 1. Piqni disa lëvore në një tigan, paraprakisht të thara në diell 2. I lini të ftohen më pas 3. I përzieni apo i shtypni 4. Bëni një pastë nga ky pluhur me lëngun e limonit 5. Aplikojeni në fytyrë, më shumë te aknet dhe puçrrat 6. E lini të qëndrojë për pak 7. Më pas e shpëlani me ujë të vakët. 

Image

 

PARANDALON RRUDHAT DHE SHENJAT E TJERA TË PLAKJES Hulumtimet sugjerojnë se ekstraktet nga lëvorja e shegës, kur përzihet me vajin e farave, parandalojnë enzimat, që dëmtojnë kolagjenin dhe inkurajojnë rritjen e qelizave. Udhëzimet: 1. Shtoni pak qumësht dhe dy lugë plot me lëvore të shegës të tharë në diell 2. Aplikojeni përzierjen në fytyrën dhe e lini deri të thahet 3. E shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Image

 

PARANDALON HUMBJEN E FLOKUT DHE ZBOKTHIN Lëvoret e shegës mund të ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokut dhe zbokthin Udhëzimet: 1. Kombinoni lëvoren e tharë të shegës me vajin e flokut tuaj 2. Aplikojeni në rrënjë dhe bëni masazh 3. Flokun mund ta shpëlani me shampon të butë pas 2 orëve, ose mund ta mbani gjatë natës, të shpëlani flokun në mëngjes. 

 

Image

 

SHËRBEN SI HIDRATUES NATYRAL Lëvoret e shegës janë të përsosura për lëkurën. E hidratojnë nga ndotësit dhe helmet e ambientit Udhëzimet: 1. Duke përdorur një blender, lëvoren e tharë në diell e bluani 2. Pluhurin e vendosni në një tas të pastër. Bëni mjaftueshëm pluhur sa për një javë dhe e vendosni në një enë 3. Merrni dy lugë nga ky pluhur dhe e kombinoni me jogurt 4. Aplikojeni pastën në fytyrë dhe qafë 5. E lini për 10 minuta 6. E shpëlani me ujë të ftohtë. 

Image

 

 

PËRDORENI SI PASTRUES PËR FYTYRËN Lëvoret e shegës ndihmojnë në eliminimin e njollave të bardha, njollat e zeza dhe qelizat e vdekura nga fytyra Udhëzimet: 1. Kombinoni dy lugë lëvore të shegës, pasi i keni shndërruar në pluhur, dhe kombinoni me një lugë sheqer të vrugët 2. Bëni një pastë. Më pas shtoni një lugë vaji avokado dhe një lugë mjaltë 3. I përzieni mirë 4. Pastroni fytyrën dhe i bëni masazh. 5. E shpëlani me ujë. 

 

Image

 

(Kosova Sot)

11 orë e 22 minuta më parë
11/12/18