Fshehtësitë e ekspertëve për t'i mbuluar qeskat e errëta të syve

  • 07 December 2018 - 15:52
Fshehtësitë e ekspertëve për t'i mbuluar qeskat e errëta të syve
Image

Nëse nuk keni fjetur si duhet, apo keni një kohë të gjatë pa bërë gjumë në sy, me gjasë do t'ju shfaqen qeskat e errëta nën sy. Në vijim ju sjellim disa fshehtësi për t'i fshehur ato qeska të errëta 

 

Image

 Qeskat e errëta nën sy janë një dhimbje e vërtetë, sidomos nëse dallohen shumë. Megjithatë, nuk është e thënë që të pajtoheni me to, apo me atë që shihni në pasqyrë. Në këtë artikull, ne do t'ju tregojmë disa opsione që janë në dispozicion për t'i mbuluar qeskat e errëta të syve. Nëse jeni të lodhur, atëherë mos u ndjeni keq dhe të pashpresë se keni qeskat e errëta nën sytë tuaj. Kjo është komplet një gjendje normale. Nëse së fundmi nuk keni fjetur mirë apo ndoshta e keni ndryshuar edhe rutinën e punës, ndiqni këto fshehtësi në këtë artikull për t'i mbuluar qeskat e errëta të syve. 

Image

 KËSHILLA PËR TË MBULUAR QESKAT E ERRËTA NËN SY Më poshtë, ne kemi cekur disa nga teknikat më të mira për t'i fshehur qeskat e errëta të syve. Janë të thjeshta dhe do t'ju bëjnë të dukeni më e re, më e freskët dhe më e rigjallëruar: Përdoreni kremin bazë si korrektor. Janë të përsosur për të mbuluar mangësitë, sepse ofrojnë lagështi për kohë të gjatë. Produktet më të mira për t'i përdorur janë ato të lëngshme. Krem korrektues. Janë të hatashëm për faktin se kremi nuk çahet apo nuk depërton sipër linjave shprehëse. Për këtë arsye, është një nga produktet më të përdorura. Baza e tenit. Kërkoni për tone të grimit që nuk janë saktësisht të njëjtin me tonet e lëkurës tuaj. Baza e tenit do të jetë më e mira për hapësirat që dëshironi t'i fshihni. Korrektorin përdoreni me kujdes. Kjo ka shumë rëndësi, sepse nëse e përdorni për së tepërmi do të përfundoni me rezultate të padëshiruara. Përdorni vetëm sasinë e nevojshme. Nuk keni përse ta ngarkoni për së tepërmi veten. 

Image

FSHEHTËSI PËR MBULIMIN E QESKAVE TË ERRËTA

Për t'i marrë rezultatet më të mira kur i mbuloni qeskat e errëta të syve, ndiqni këto fshehtësi: Nëse dëshironi t'i fshihni qeskat tuaja të errëta të syve duhet të aplikoni hije të lehtë nën sy. Nëse dëshironi t'i ndani sytë të cilët duken shumë afër me njëri-tjetrin, aplikoni një hije të lehtë nën vetulla. Për të shmangur qeskat e errëta të syve, aplikoni hije të lehtë nga linja e lotit deri te vetullat. Mos përdorni tone të gjelbra apo të kaltra, përndryshe do t'i theksojnë qeskat e errëta. Përcaktohuni për nuanca të kafenjta apo të hirta "smokey

(Kosova Sot)