Çfarë të vishni kur të dilni në mot të ftohtë, sipas këshillave të blogereve të modës

  • 06 January 2019 - 08:18
Çfarë të vishni kur të dilni në mot të ftohtë, sipas këshillave të blogereve të modës

Nëse ju pëlqejnë daljet, atëherë për juve kemi një porosi të rëndësishme - daljet tuaja nuk duhet të vuajnë vetëm për faktin se përjashta temperaturat janë nën zero. Në vijim ju sjellim disa këshilla të modës, çfarë të vishni kur të dilni në mot të ftohtë.

Për t'u ngrohur gjatë netëve të ftohta dimërore, e përsëri të dukeni e mahnitshme, arma juaj e fshehtë është palltoja. E nëse dëshironi të përcillni trendët, atëherë zgjedhja është ajo me motive të kafshëve, që është dezeni më popullor, që përshtatet me kombinimet e mbrëmjes. Nën pallto rekomandojmë xhemper-fustan, në nuanca neutrale dhe një palë çizme neutrale. 

Etani diçka krejt ndryshe - pantallona të lëkurës me shkëlqim, e nëse keni një veshje si kjo - kur do t'i vishni nëse jo dimrit, një palë çizme klasike të zeza dhe ylli i kombinimit, një këmishë të bardhë me mëngë të gjata. Një veshje si kjo është kombinim për dalje në darkë dhe atëherë kur nuk jeni për fustan. 

Natyrisht, mund të vendoseni edhe për klasikë - kombinimi me ngjyrë të zezë, por ta freskoni me ndonjë detaj të modës, si një fund, që përsëri shkon me stilin dimëror dhe për të cilin mund të komentoni se është në kufij të kiçit, por nëse kombinoheni si duhet - me gardërobë të modeste si bluzë të zezë me çizme të zeza. 

Dikujt mundet t'i pëlqejë edhe ky propozim - fustan në nuanca të arit të vjetër me model klasik me mëngë të gjata, që mund të jetë kombinim gjatë ditëve të festave. Mund ta vishni edhe në variante gjatë ditës dhe në mbrëmje.  

Edhe një kombinim shik, ideal për të dalë për një kafe, si dhe darkë në vendet ku nuk kërkohet stil elegant i modës, por edhe për mbrëmje nëse planifikoni ta kaloni në podiumin e vallëzimit. Plus, një kombinim si ky mund të kalojë edhe në variantin ditor. Pra, fustan i lehtë me model interesant, që mund ta kombinoni me rrip që thekson belin dhe figurën trupore dhe me çorapë në një ngjyrë theksuese, të kuqe për shembull, e për t'i erëzuar gjërat - ju propozojmë edhe këpucë në nuanca të njëjta. 

E, nëse shkoni në ndonjë vend elegant, atëherë mund të vendoseni për klasiken si fustane të gjatë me ngjyrë të zezë. E nëse dëshironi një shkëlqim shtesë, diku të jetë e tejdukshme, natyrisht gjithë]çka me shije dhe që nuk bie shumë në sy

Dhe, për fund, propozimi me të cilin nuk mund të gaboni kur stili i mbrëmjes është në pyetje dhe që është me gjasë zgjedhje e shpejtë - xhinset e ngushta në nuanca të zeza klasike Teksasi, këpucë efektive dhe bluzë e zezë e tejdukshme.