Kombinimet e modës për stilin tuaj shik gjatë këtij dimri

  • 14 January 2019 - 16:35
Kombinimet e modës për stilin tuaj shik gjatë këtij dimri

Edhe pse na duket se pos xhemperëve të trashë, shallit, kapelës e dorezave dhe një palë çizme të trasha asgjë në këtë dimër nuk vjen në shprehje, ekzistojnë edhe mënyra të tjera që edhe në mot të ftohtë të dilni me stil.

Image

 

Nëse ju nevojitet një kombinim i modës së lehtë, në të cilën jeni rehat, propozimi ynë është të përfshini një xhemper-mantel të gjatë, sidomos një të ngrohtë Kashmiri dhe thjeshtë ta kombinoni nën pallto dhe xhaketë me xhinse dhe bluzë modeste. Mund të hidhni edhe një rrip për ta theksuar belin. 

Image

 

Pastaj, një palë pantallona prej lëkure, pse jo? Me ta shkojnë një palë çizme të shkurta, sipas mundësive në ngjyrë të zezë, e nëse kombinimin dëshironi ta bëni edhe më interesant, shtoni edhe detaje mëndafshi kur bëhet fjalë për pjesën e sipërme të veshjes. 

Image

 

Fundet me gjatësi mesatare, me material të trashë dhe të thellë në bel, dhe një xhemper. Sidomos është efekt kombinimi, e kafët-e kaltër e ndritshme-e bardhë. E veshur kështu do të tërhiqni vëmendjen me stilin tuaj të modës. 

Image

 

Tash një kombinim që nuk gaboni - xhinset e grisura me bel të thellë, një pallto dhe çizme të shkurtë. Mund t'i vishni në të dyja variantet, ditore dhe të mbrëmjes.

Image

 

Dimrit po ashtu duket bukur kur vishni ngjyra të ndritshme, kështu që kombinimi i asaj bezhë me të bardhë mund të jetë ideal, sidomos kur në pyetje është kombinimi ditor dhe kur dëshironi të dukeni femërore dhe e butë.  

Image

 

Nga ana tjetër, nuk duhet të përmbaheni edhe nga ngjyrat që lënë gjurmë, sidomos nëse dëshironi të theksoni stilin e modës. Duke filluar nga aksesorët, përmes kapelës e deri te fundet dhe xhemperët - e verdha, portokallta, pink, të gjitha ngjyrat janë zgjedhje e mirë.

Image

 

Dhe, për fund, nuk lëmë anash as fundet e shkurtë, që gjatë dimrit më së miri kombinohen me xhemperë të ngrohtë dhe xhemperë me fyt.

(Kosova Sot)