Si t'ju duken këmbët më të gjata

  • 22 January 2019 - 08:17
Si t'ju duken këmbët më të gjata

Pa marrë parasysh sa të gjata që mund të jeni, me këto këshilla të modës do të dukeni më tërheqëse dhe më e gjatë

Përzgjedhja e modelit adekuat të çizmeve nuk është punë e lehtë, meqë vetëm një gabim mund të ndikojë që këmbët t'ju duken më të trasha dhe më të shkurtra.

Që ta arrini një efekt të kundërt dhe të gjeni çizme të cilat do t'i bëjnë këmbët tuaja që të duken sa më të gjata, ju këshillojmë t'iu kushtoni kujdes këtyre tri gjërave. Evitoni materialet e llakuara dhe shkëlqyese Nëse doni që këmbët tuaja të duken sa më të gjata, evitoni materialet me shkëlqim. Në vend të tyre, përzgjidheni modelin nga lëkura e lëmuar, apo materialet e tilla, të ngjashme. Kujdes me ngjyrat Përzgjedhja më e mirë është klasikja, me çizme të zeza apo bezhë nuk mund të gaboni. Nëse përcaktoheni për çizme me ngjyrë të çeltë, përcaktohuni për ato që janë të përafërta me ngjyrën e lëkurës tuaj. Nëse preferoni çizme me dizajnë apo ngjyra mbresëlënëse, atëherë le të jenë ato të gjata deri te zogjtë e këmbëve, me taka sa më të larta. Sa më të larta, aq më të mira! Dhe, me këtë nuk e kemi fjalën për sasi, por për gjatësi të takave. Natyrisht, çizmet le të jenë në kufi të komoditetit, por evitoni takat e shkurtra dhe të trasha.

(Kosova Sot)