Maska ditore për fytyrë gjatë shtatë ditëve të javës

  • 11 shkurt 2019 - 18:33
Maska ditore për fytyrë gjatë shtatë ditëve të javës

Këto maska ditore janë të lehta për t'u përgatitur, kështu që mund t'i aplikoni javë pas jave, në mënyrë që lëkura juaj të duket e freskët dhe e pastër.

Image

 

E HËNË: MASKË ME BOLLGUR

Të hënave, ju duhet diçka energjike dhe rigjallëruese. Këtë maskë e shtoni në listën tuaj duke bluar bollgurin dhe shndërruar në pluhur. E përzieni me ujë ët ngrohtë dhe e lini të pushojë për 10 minuta. Aplikoni dhe e lini të veprojë për gjysmë ore. 

Image

 

E MARTË: MASKË ME JOGURT

Nga e marta nuk jeni aq e lodhur sikurse të hënën, por ende keni nevojë për një shtytje për javën përpara. Është mënyrë e thjeshtë, duke aplikuar jogurtin në fytyrë dhe duke e lënë të pushojë për gjysmë ore. Kjo është maska më e shpejtë dhe më e lehtë në listë.

Image

 

E MËRKURË: MASKË ME ARGJILË

Tash në mesin e javës keni nevojë për një pastrim më të thellë, duke eliminuar helmet e në të njëjtën kohë duke e furnizuar me minerale. Prandaj, duhet përdorur argjilën e gjelbër. Përzieni pluhurin e argjilës së gjelbër me ujë të ngrohtë dhe e përzieni. Aplikojeni në fytyrë, duke shmangur këndet e syve dhe e lini derisa të thahet. E lini për 20 deri 30 minuta. Pastaj e shpëlani me ujë të ngrohtë.

Image

 

E ENJTE: MASKË ME LIMON DHE MJALTË

Tanimë kur po i afrohemi fundjavës, është koha e duhur ta pastroni lëkurën nga papastërtitë. Nuk ka gjë më të mirë se mjalti dhe limoni për këtë detyrë. Bluani brendësinë e limonit dhe përzieni me mjaltë. E aplikoni në fytyrë dhe e lini për gjysmë ore në fytyrë, më pas e shpëlani.

Image

 

E PREMTE: MASKË ME TRANGULL

Kjo maskë e freskon lëkurën tuaj, prandaj duhet të përcaktohen për trangullin. Kjo maskë e freskon lëkurën, e pastron thellësisht. Bluani një trangull dhe e përzieni me qumësht ose qumësht orizi. Me ndihmën e pambukut e aplikoni këtë përzierje në fytyrë. Po ashtu, preni dy rriska trangulli dhe i vendosni sipër syve. I lini për 20 minuta.

Image

 

E SHTUNE: MASKË ME AVOKADO

Për të përgatitur këtë maskë, shtypni gjysmë avokado me një pirun për të krijuar një përzierje. Pasi që avokado është e pasur me aminoacide, vitamina dhe minerale, nuk ju nevojiten përbërës tjerë. E aplikoni drejt në fytyrë dhe e lini derisa të thahet. Më pas e shpëlani me ujë.

Image

 

E DIEL: MASKË ME LIVANDË

E diela është koha për ta relaksuar fytyrën, e këtë e bëni duke përgatitur një infuzion të fortë me livandë. Kur të jetë ftohur, me ndihmën e pambukut e vendosni në fytyrën tuaj. 

 

(Kosova Sot)