5 trendët më popullor të modës që do ta mbizotërojnë stinën e pranverës

  • 22 March 2019 - 15:46
5 trendët më popullor të modës që do ta mbizotërojnë stinën e pranverës

Me sa duket kjo është një periudhë e vitit kur të gjitha temat bëhet më interesante, dhe thuajse disi kemi fuqi të merremi me to, tani kur ditët janë më me diell dhe më të ngrohta, e bashkë me to edhe disponimi shtohet. Midis këtyre temave gjendet edhe ajo rreth trendëve të modës që do të jenë në fokus këtë pranverë dhe çfarë koleksione na presin në pranverë

Image

Mikro-çantat

Siç thonë stilistët, bëhet fjalë për modelin e çantave që absolut janë një "must have" gjatë sezonit pranveror. Bëhet fjalë për mini-çantat, që kanë ftuar epitetin mikro, dhe nga pak se retro, si për nga forma, po ashtu edhe për nga ngjyrat në të cilat vijnë në dispozicion, që na kujtojnë vitet e 80-ta dhe 90-ta. Po ashtu, modern është edhe varianti me dorezën metalike.

 


 

 

 

Image

Aksesorët theksues në flokë

Nëse pëlqeni bizhuteritë për flokë, dhe atë që theksohet, atëherë ky trend do t’ju pëlqejë. Gomat në lidhëse, midis tyre karficat e mëndafshta, që thënë të drejtën na e kujtojnë fëmijërinë, përsëri barten në flokë dhe atë si pjesë e stilit të modës, si për ditën po ashtu edhe për mbrëmje.

 

 

 

 

 

Image

Detajet e kafshëve

Pa dyshim motivet e kafshëve ju bëjnë ballë të gjitha ndryshimeve në trendët e modës. Kështu askund nuk lëvizin as këtë pranverë. Për më shumë, mund të prisni mantelet pranverorë me detajet e kafshëve, dhe ajo që na pëlqen edhe më shumë, fustan në tone të ngrohta. Mund t’i kombinoni me këpucë të rrafshëta, sandale, por edhe me çizme të shkurta.

 

 

 

 

 

Image

Dezenët me katrorë

Moderne do të jetë larat e mëdha katrore, dhe atë në variantin e kompleteve për femra, që si trend janë theksuar edhe gjatë pranverës së kaluar dhe fustaneve verorë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Xhaketat ‘oversized’

Edhe një pjesë e gardërobës që me dëshirë e veshim, dhe para së gjithash është shumë falënderues për kombinimin. Xhaketat "oversized" mund t’i vishni në kombinim me xhinse, funde, fustane, pantallona, në shëtitje, në punë, në darkë, kudo. Njëkohësisht janë shik dhe elegante, e krejt varet si e kombinoni me pjesën tjetër të kombinimit.

(Kosova Sot)