Nuancat më të bukura të fillesave për biondinat - freskoni ngjyrën e flokut tuaj

  • 02 April 2019 - 18:20
Nuancat më të bukura të fillesave për biondinat - freskoni ngjyrën e flokut tuaj

Disa thonë se herët a vonë, përkohësisht, apo edhe më gjatë, kalojnë në taborin e biondinave. Natyrisht, këtu janë edhe ato fatlumet që kanë lindur me flokun e verdhë. Kësaj radhe për temë është nuanca e fillesave që më së miri u shkojnë biondinave, qofshin natyrale apo edhe atyre që i ngjyrosin, inspirimin mund ta gjeni këtu.

PREKJA PREJ MJALTI

E butë, subtile dhe e pazëvendësueshme, por përsëri efektive. Një zgjedhje si kjo është, me sa na duket, më e mira për bukuroshet me flokun natyral të verdhë të ndritshëm. Nuancat e mjaltit, me majat e ndritshme dhe me një kalim të fort 'belayage' nga pjesët e sipërme drejt pjesa e poshtme duken shkëlqyeshëm duke e bërë flokun të shkëlqejë. 

DIELLI NË FLOKË

Varianti ynë i preferuar kur bëhet fjalë për propozimet për biondinat. Nuancat e ndryshme të fillesave - të gjitha në tone të ngrohta, nga ajo karamele dhe ezmere të ndritshme e deri te e verdhë e ndritshme, vërtet japin efektin e ashtuquajtur 'dielli në flokç'. Këtë e pëlqejnë të gjitha biondinat, sepse në të njëjtën kohë edhe është efektive, e përsëri duket edhe natyral.

OMBRE KAFE, E VERDHË

Krejt në fund, edhe një opsion për brunet që do të dëshirojnë të shndërrohen në biondinë. Këshilla është që të 'zverdhen', së paku për fillim, vetëm në majat e flokut, e në rrënjë të ruajnë ngjyrën natyrale. Në këtë rast më së miri do të ishte të përcaktohen për teknikën ombre të ngjyrosjes.

(Kosova Sot)