Ju sjellim stilet e flokëve që mbizotërojnë në vitin 2019

  • 07 April 2019 - 08:43
Ju sjellim stilet e flokëve që mbizotërojnë në vitin 2019
Image

A dëshironi ta freskoni dukjen me rastin e arritjes së sezonit të ri, atëherë ndryshimi i stilit të flokëve është një nga opsionet më të mira. Bota e trendëve të bukurisë është shumë dinamike, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për stilet e flokut apo grimin. Në vijim ju sjellim disa nga stilet më të bukura të vitit 2019.

Image

 Stili “Lob”

Gjysmë e gjatë dhe e prerë rrafshët, ky flok është hit tash e një kohë, e këtë vit, duket se stili ‘Lob’ është më i mirë se kurrë dhe është shumë popullor. Bukuroshet nga interneti stilin ”Lob” e aplikojnë në mënyra të ndryshme, e përparësia e këtij stilit është se është gjithnjë praktik dhe modern.

Image

“Bob” i shkurtë

Ky stil i flokut është shumë tërheqës shkaku i fleksibilitetit dhe mundësive të shumta për zbukurim dhe formësim. Mund të duket shumë noshalant, por shumë elegant.

Image

“Shag” (floku i shprishur)

Një nga stilet e flokut në trend që kohëve të fundit është shumë i pranishëm është stili i quajtur 'Shag', përkatësisht floku i prerë në shtresa dhe stili i shprishur që këtë vit ka përjetuar një rikthim të madh në skenë.

Image

 Flokët e valëzuar

Kujdeseni për një dukje natyrale femërore, nëse apo atëherë më së shumti do t’ju pëlqejë, floku i valëzuar që në mënyrë të përsosur ju shkon femrave me flokun paksa më të gjatë. Bëhet fjalë për stilin që duket mirë dhe kurrë nuk del nga moda, por për një stil si ky nevojitet që floku të jetë i pastër dhe i shëndetshëm.

(Kosova Sot)