E verdha nordike, trendi i papritur në ngjyrosjen e flokut që po pushton botën

  • 08 April 2019 - 08:43
E verdha nordike, trendi i papritur në ngjyrosjen e flokut që po pushton botën

Tashmë e kemi mësuar leksionin se ngjyra e verdhë e flokut kurrë nuk del nga moda, e këtu janë edhe ata që theksojnë se herëdokur, së paku përkohësisht, kalon në taborin e biondinave.

Natyrisht, ngjyra e verdhë që nënkupton një hapësirë të gjerë, nga ajo e verdhë e platinit e deri te ato më të mbyllëta, e deri te ato të ngrohta karamele dhe tonet e mjaltit, kur është në kufi me ngjyrën e verdhë të ndritshme. Gjithsesi, kur në trend sot është teknika ‘belayage’, sidomos theksohet në dukjen natyrale dhe nuancat e flokut nga rrënja e errët drejt majave të ndritshme.

Mirëpo, kësaj radhe në skenën e bukurisë është shfaqur diçka krejt më ndryshe, e edhe mendimet janë të ndara. Bëhet fjalë për të kaltrën nordike, si trend aspak i pritur në ngjyrosjen e flokut, e si duket, ju shpjegojmë më poshtë në tekst.

E dimë se ana nordike apo ata të veriut, kanë çehre më të ndritshme, që nënkupton edhe ngjyrën e lëkurës që pothuajse shpeshherë është e bardhë, por edhe ngjyra e flokut, që sipas rregullit është e ndritshme. Kështu femrat nga veriu i Evropës janë ato me bukurinë e brishtë, të butë, por edhe të ftohtë dhe prezantojnë një lloj të veçantë të estetikës. Dikujt kjo estetikë i pëlqen, e dikush ju jep përparësi zeshkaneve nga jugu. Sido që të jetë, kur bëhet fjalë për trendët e bukurisë, gjithçka mundet të shërbejë si inspirim. E kësaj radhe bëhet fjalë për trendin që tashmë në rrjetin shoqëror ‘Instagram’, ky trend tashmë po dominon – e verdha nordike. Me gjasë e ndjeni se kjo ngjason me të verdhën prej platin, që do të thotë tone të ftohta të verdha të ndritshme, por në fakt ky trend ka shkuar edhe një hap më tutje. Bëhet fjalë pothuajse për flokun e bardhë, të cilën pothuajse mund ta krahasoni me ngjyrën e but të bardhë. Dhe, gjithnjë e më shumë ka pjesëtare të gjinisë së bukur që po përcaktohen për këtë trend. 

Shumica e quajnë floku i thinjur, por neve na duket se e verdha nordike është liruar edhe nga ato tonet e thinjura dhe se vërtetë po shkëlqen në bardhësinë e vet. I pari që e ka sjellë këtë trend është stilisti Daniel Tetreault, në “Instagram” që klientët e veta i ka ngjyrosur në të verdhë nordike. Ai në fakt e ka quajtur e bardhë prej platini.

(Kosova Sot)